BallinaNë lupën e FakteveKur premtimet t'i “merr lumi”

Kur premtimet t’i “merr lumi”

Para 9 vitesh, kreu i qeverisë Edi Rama premtoi se do të ndalte derdhjen e ujrave të zeza, si edhe hedhjen e mbetjeve në lumenj. Faktoje ka sjellë të dhëna që tregojnë se jo vetëm lumenjtë nuk janë shpëtuar nga ndotja por ato janë shfrytëzuar gjatë këtyre viteve pas asnjë kriter. Ekspertët e mjedisit tregojnë se lumi më I ndotur është Lana I cili përshkron zemrën e kryeqytetit, e pas tij vjen Lumi I Tiranës Ishëm Gjanice e Erzen. Qeveria Shqiptare ka miratuar kuadrin ligjor për mbrojten e lumenjve por zbatimin e tyre duket se e ka “marrë lumi”.

Mjedisi ka qenë një nga pikat kyçe të fushatës së Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve të vitit 2013. Ndalimi derdhjes së ujrave të zeza dhe eleminimi I vendepozitimeve buzë lumenjve ishte një prej këtyre premtimeve.

*Pjesë nga program I Partisë Socialiste në vitin 2013

 

Tetë vite më vonë, në datën 26/09/2021 përmes një postimi në rrjetin social Facebook Kryeministri Rama uron ditën e lumenjve duke kujtuar ndjekësit se vala shkatërruese ndaj lumenjve është zmbrapsur prej kohësh.

*Postimi I Kryeministrit Rama në Facebook në 26/09/2021

Në vitin 2018 një raport I hollësishëm publik I OKB tregon sesi pavarësisht legjislacioneve të përshtatura sipas direktivave të BE situata në lumenjt shqiptarë vazhdon të mbetet shqetësuesë.

*Pjesë nga raporti I OKB në vitin 2018

“Nga viti 2011, Shqipëria ka arritur një përparim të dukshëm përsa I përket adaptimit të legjislacionit të BE-së për mjedisin,  megjithatë, zbatimi i tij ka mbetur prapa. Për shembull, pavarësisht se vendi ka një legjislacion modern për menaxhimin e mbetjeve, realiteti i përditshëm tregon të kundërtën. Mbetjet hidhen në lumenj jo vetëm nga popullsia por edhe nga kamionët e grumbullimit të mbetjeve.”-shkruhet në një pjesë të raportit.

Faktoje dërgoi kërkesa për informacion Ministrisë së Mjedisit dhe Agjecisë Kombëtare të Mjedisit për të mësuar gjendjen e lumenjve në vendin tonë.

*Kërkesa dërguar institucioneve përgjegjëse (AKM & Ministria e Mjedisit) 

Në përgjigjen e tyre këto institucione na informojnë se lumenjtë më të ndotur në Shqipëri janë Lumi i Tiranës me pikat më të ndotura: Ura – Kthesa e Kamzës, Yrshek – Ish Dogana, Ura Rinas, Ura e Gjoles dhe Ura Salmer, Baseni i Drinit me stacionin e monitorimit më të ndotur Drini Lezhë, dhe në Basenin e Semanit , Lumi Gjanica dhe Lumi Seman.

*Pjesë nga raporti I AKM për Faktoje.al

Më tej ky institucion na liston ndotësit e tyre si mëposhtë:

*Përgjigjja e AKM për Faktoje.al

Faktoje shkoi në terren për të vëzhguar gjendjen e disa prej lumenjve. Pamjet tregojnë se derdhjet e mbetjeve dhe vendepozitimet pranë tyre, vazhdojnë pavarësisht premtimeve të herpasherëshme të dhëna nga qeveria.

Lumi Osum

*Pjesë nga lumi Osum

Ndotje të këtij lumi shtriheshin përgjatë gjithë gjatësisë. Nga vëzhgimi pamë se mbetjet nisnin nga ato urbanet deri te industrialet.

*Pjesë nga lumi Osum

*Pjesë nga lumi Osum

Kjo pamje shfaqej në dalje të qytetit të Beratit ku kompani të ndryshme depozitonin mbetjet e mermerit dhe çimentos në breg të lumit.

Seman

Faktoje shkoi në fashatin “Ura e Kuçit” I cili përshkohet nga lumi Seman. Pamjet që shfaqeshin në hyrje të tij të linin të mendoje se pastrami I mbetjeve nuk ishte bërë për një kohë të gjatë, ndërsa nuk bëhej fjalë për venddepozitim të tyre.

*Fshati “Ura e Kuçit”

Banorët e  fshatit u shprehën se mbetjet janë pjesa më problematike e jetesës. Mungesa e shërbimit të pastrimit në mënyrë të rregullt bënte që disa prej tyre ti hidhin në lum ose ti vendosnin flakën.

*Mbetje inerte në lumin Seman

Përveç mbetjeve urbane edhe në këtë fshat nuk mungonin inertet si copa tullash dhe çimento të hedhura në brigjet e lumit.

*Mbetje të ndryshme pranë bregut të lumit Seman

*Banore e fshatit “Ura e Kuçit”

M.T  banore e fshatit “Ura e Kuçit” u shpreh për Faktoje se ajo bashkë me bashkëshortin e saj kanë bërë disa herë kërkesa në komunë që mbetjet të mblidhen po asgjë nuk ka ndodhur.

Bëjmë kërkesë, pas 7 apo 8 muajsh I heqin. Plehrave pastaj I vënë flakën” -shprehet ajo.

Shkumbin

*Peqin, një prej segmenteve ku kalon lumi Shkumbin

*Një tjetër segment I lumit Shkumbin

Lumi I Tiranës

*Lumi I Tiranës, Ura e Rinasit

*Lumi I Tiranës, Ura e Rinasit

Nga vëzhgimet në secilin prej lumenjve pamë se ndotja jo vetëm nuk kishte ndaluar por në disa raste banorët e shikonin si një zgjidhje mëse normale dhe efikase kur shërbimi I pastrimit nuk paraqitej për një kohë të pacaktuar. Një raport studimor I publikuar në 31/01/2022 nga organizata “Eco Albania”  vendos në dukje problematikën e shkarkimeve në lumenjtë shqiptar e cila më pas ndikon në bregdet.

Lumenjtë Erzen dhe Ishëm derdhen në territorin e bashkisë së Durrësit, e cila sipas Raportit të Gjendjes së Mjedisit 2020 (RGJM)66 janë ndër lumenjtë më të ndotur në vend.”-shkruhet në raport. Përveç derdhjes së mbetjeve të ngurta një problematikë që pasqyrohet në këtë raport janë edhe shkarkimet hidrokarbure.

*Pjesë nga raporti I “Eco Albania”

Nëntë vite pas premtimit për eleminimin e depozitimeve pranë lumenjve problematika vazhdon të jetë prezente ndërsa premtimi I pambajtur.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img