BallinaAktiviteteFaktoje vetëdeklarohet për standardet e transparencës dhe profesionalizmit në JTI

Faktoje vetëdeklarohet për standardet e transparencës dhe profesionalizmit në JTI

Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës dhe përgjegjshmërisë në media është shënuar nga Faktoje. Së fundi ajo publikoi vetëdeklarimin për 130 kriteret e transparencës që aplikohen nga Journalist Trust Initiative (JTI). Ky angazhim thekson përkushtimin e Faktojes për të mbajtur standartet më të larta të profesionalizmit në gazetari dhe besueshmërisë në peizazhin mediak shqiptar.

Faktoje, organizata e vetme fakt-checking në Shqipëri, ka aplikuar kriteret e transparencës dhe profesionalizmit të përcaktuara nga Iniciativa e Besimit të Gazetarisë (JTI). Ky vetëdeklarim  mund të aksesohen lehtësisht në faqen zyrtare faktoje.al.

Me këtë hap Faktoje, ka shënur një tjetër standard në përkushtimin ndaj integritetit profesional dhe transparencës. Duke u përshtatur me kriteret rigoroze të përcaktuara nga JTI, Faktoje jo vetëm ka treguar një përkushtim ndaj standardeve më të larta të profesionalizmit, por ka vendosur edhe një standard për mediat vendase, në rajon e më gjerë.

Çfarë është JTI

Iniciativa e Besimit të Gazetarisë (JTI), e drejtuar nga organizata e njohur për lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut Reporterët Pa kufij (Reporters Without Borders), ka fituar njohje dhe respekt ndërkombëtar. E mbështetur nga partnerë si Unioni Evropian i Transmetimit (European Broadcasting Union – EBU) dhe Agence France Presse (AFP), JTI është bërë një pikë reference për besimin dhe llogaridhënies në gazetari.

Një nga karakteristikat dalluese të JTI është përpjekja për bashkëpunim me mediat  që prej krijimit të saj.

Një aspekt i veçantë i JTI është fakti se është një shërbim publik dhe pikë referimi, e disponueshme falas, që nxit transparencën dhe aksesueshmërinë në industrinë e medias.

Standardi i JTI është projektuar si një standard ISO dhe dallon për kriteret dhe objektivat e vendosura. Këto 130 kritere kanë të bëjnë me transparencën e medias dhe profesionalizmin e proceseve editoriale, përfshirë faktorë të ndryshëm si:

Zbatimin e linjës redaksionale, mekanizmat e korrigjimit,  menaxhimin e përmbajtjes që prodhohet automatikisht, udhëzimet për trajtimin e përmbajtjes së prodhuar nga sistemet automatike, si algoritmet, vlerësimin e mekanizmave të kontrollit brenda dhe jashtë organizatës, transparencën mbi pronësinë e medias, burimin e të ardhurave, respektimin e kodeit professional të gazetarisë dhe etikës.

Një veçori dalluese e JTI është fokusi i saj në procesin gazetaresk më shumë se në përmbajtjen individuale.

Vetëdeklarimi sipas kritereve të JTI thekson një përpjekje për të ngritur standardet për gazetarinë cilësore dhe transparencën në Shqipëri. Duke pranuar këto kritere për transparencë dhe objektivitet, Faktoje synon jo vetëm të fitojë besimin e audiencës së saj, por edhe të kontribuojë në diskursin global mbi integritetin dhe përgjegjësinë e mediave.

Me zhvillimin e gazetarisë në epokën dixhitale, nisma si JTI luajnë një rol kyç që publiku të mund të mbështetet në burimet e verifikuara të lajmeve për raportime të sakta, të paanshme dhe etike. Përkushtimi i Faktojes për zbatimin e këtyre kritereve është një hap pozitiv në drejtimin e duhur për një gazetari të përgjegjshme dhe të besueshme në Shqipëri.

Një nga kriteret e përcaktuara nga JTI është aplikimi i mekanizmave të rregullt vlerësimit, kriter që Faktoje e përmbush me krenari si anëtare e rrjetit Global të Organizatave Fact Checking (IFCN) prej vitit 2020 dhe prej muajit tetor 2023 si anëtare e verifikuar e Rrjetit Europian të Standardeve fact Checking EFCSN.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img