BallinaUncategorizedFaktoje bëhet anëtare e Rrjetit Europian të Standardeve Fact Checking

Faktoje bëhet anëtare e Rrjetit Europian të Standardeve Fact Checking

Qendra “Faktoje” prej 5 tetorit 2023 është anëtare e verifikuar e Rrjetit Europian të Standardeve Fact Checking (EFCSN). Anëtarësimi në këtë rrjet i tregon publikut se cilat organizata europiane fact-checking operojnë të pavarura, etike dhe me përkushtimin për t’i shërbyer interesit publik.

Faktoje e vetmja media shqiptare, ka arritur të plotësojë kriteret e Kodit të Standardeve Europiane ku përfshihen cilësia e burimeve, paanshmëria dhe transparenca financiare.  (Klikoni këtu për t’u njohur me Kodin e Standardeve).

Pse është i rëndësishëm?

Anëtarësimi në Rrjetit Europian të Standardeve të Verifikimit të Fakteve vërteton se Faktoje i përmbahet standardeve të larta Europiane në verifikimin e fakteve.

EFCSN përfshin mes një numri të përzgjedhur organizatash fact-checking europiane edhe agjencitë e lajmeve AFP, DPA dhe shërben si një certifikatë e besueshmërisë dhe transparencës për organizatat që kontrollojnë informacionin në Evropë.

Logoja e EFCSN përfshihet në faqen zyrare të Faktoje, së bashku me logon e IFCN, Rrjeti Global i Verifikimit të fakteve, ku jemi pjesë prej 3 vitesh.

Çfarë përfiton publiku?

Besueshmëri dhe Saktësi: Më të angazhguar për të siguruar saktësi dhe profesionalizëm në verifikimin e informacionit.

Bashkëpunim dhe ekspertizë: Në një komunitet që i beson dhe i përmbahet të njëjtave parime dhe vlerave të gazetarisë, shkëmbejmë përvoja dhe përmirësohemi për të informuar dhe ndërgjegjësuar publikun.

Ndikimi Pozitiv: Kontribut në luftën kundër dezinformimit, duke bërë një ndryshim të vërtetë dhe pozitiv në shoqërinë tonë.

Pak histori për EFCSN

EFCSN nisi si projekt i Call of Integrity of Social Media i Komisionit Europian dhe udhëhiqet nga 6 organizata europiane të përkushtuara në luftën kundër dezinformimit: Fundación Maldita.es (Spanjë), AFP (Francë), CORRECTIV (Gjermani), DEMAGOG (Poloni), Pagella PoliticaFacta (Itali) dhe EU DisinfoLab (Belgjikë).

Faktoje iu bashkua këtij projekti më shumë se një vit më parë, bashkë me organizata fact-checking nga 30 vende të Europës, si pjesë e grupit të punës, për hartimin dhe miratimin e Kodit Profesional Europian të Standardeve, në kuadër të luftës kundër dezinformimit.

Kodi qe rezultati i një pune disamujore kërkimore, anketash, debatesh dhe diskutimesh mes organizatave fact-checking europiane, në bashkëpunim me akademikë dhe ekspertë të fushës.

Ky kod tani shërben si kushtetuta e organizatave faktverifikuese që aspirojnë të anëtarësohen në Rrjetin Europian, EFCSN dhe janë të përkushtuara për t’i shërbyer interesit publik. Për anëtarësimin në këtë rrjet, organizatat aspiruese i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm dhe të gjithanshëm nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për standardet e gazetarisë dhe transparencën financiare, çdo dy vjet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img