BallinaDeklarataEdi Rama: Të jesh punëkërkues është një nga kriteret për të marrë ndihmë ekonomike

Edi Rama: Të jesh punëkërkues është një nga kriteret për të marrë ndihmë ekonomike

ANDI BORA 

Të jesh punëkërkues është një nga kriteret për të marrë ndihmë ekonomike”.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit, Edi Rama, gjatë emisionit “Opinion”, datë 5 qershor 2018.

Për të verifikuar këtë deklaratë, “Faktoje” i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, se cilat ishin kriteret që i duhen një individi për të përfituar ndihmë ekonomike.

Në përgjigjen e dhënë thuhet: Kriteret për përfitimin e ndihmës ekonomike janë përcaktuar  në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe VKM nr. 955, datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” i ndryshuar.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të cituar më sipër, ndihmën ekonomike e përfitojnë kategoritë si më poshtë:

  1. a) Familjet në nevojë
  2. b) Jetimët të cilët nuk janë në institucione
  3. c) Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë

ç) Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre

  1. d) Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes

Duke iu referuar kësaj VKM-je, seksioni II, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, pika 9, thuhet:

“Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtë mujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:

  1. dh) Refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional ose refuzojnë ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit;
  2. e) Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, nuk rezultojnë punëkërkues të papunë apo të vetëpunësuar pranë zyrave të punës.

Sipas kësaj VKM-je, ku janë të përcaktuara kategoritë që përfitojnë ndihmën ekonomike dhe kriteret që duhen plotësuar për ta përfituar atë, deklarata e kryeministrit Rama, rezulton të jetë E VËRTETË.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img