BallinaUncategorizedÇfarë ndodh në bazë të ligjit kur shpallet gjendja e emergjencës

Çfarë ndodh në bazë të ligjit kur shpallet gjendja e emergjencës

ANXHELA RUÇI

Në mbledhjen urgjente të qeverisë ditën e mërkurë, një ditë pas tërmetit 6.4 i shkallës rihter, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e emergjencës rajonale.

Sipas ligjit “Për mbrojtjen civile”, emergjencë civile është një situatë e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që cënon sigurinë e tij dhe sjell pasoja të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

Por çfarë ndodh pas shpalljes së gjendjes së emergjencës?

Pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore këshilli i Ministrave duhet të krijojë Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile(KNCE) dhe menjëherë të caktojë kryetarin që do të udhëheqë këtë komitet pas fatkeqësisë. Sipas ligjit në fuqi, ky është organi më i lartë përgjegjës për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë.

KNEC ka një sërë detyrash pas krijimit ku më ndër kryesoret janë:

  1. Bashkërendon gjithë vempritarinë e institucioneve dhe strukturave të mbrojtjes civile
  2. Përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale e financiare
  3. Vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore
  4. Cakton drejtuesit qëndror të operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore

Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.

Qeveria nxjerr vendimin për krijimin e KNCE-së

Pasditen e sotme, ka dale vendimi nr.750 27.10.2019 për “Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”

Ashtu siç thuhet dhe në vendim është krijuar Komiteti Ndërministror i Mbrojtjes Civile. Drejtues do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pothuajse të gjitha ministritë dhe Prefekturat e qarkut Durrës dhe Tiranë do të jenë antarë të KNCE-së.

Përveç institucioneve shtetërore për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore do të kontribuojnë subjektet private dhe qytetarë.

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img