BallinaPertejThumana para tërmetit

Thumana para tërmetit

MERXHAN DACI

Këto ditë vëmendja është në Thumanë, njësia administrative ku jetojnë afro 16 mijë banorë. Tërmeti i 26 nëntorit, e vuri Thumanën në qendër të vëmendjes për shkak të pasojave tragjike. 14 viktima të konfirmuara dhe banorë që ndodhen ende nën rrënoja. Por si ka qene jeta në Thumanë? Me çfarë jetojnë banorët e kësaj qyteze e konsideruar zonë me  risk të lartë nga aktiviteti sizmik.

———————————————————————————————————————————————————

Me ndarjen e re administrative-territoriale të vitit 2015, Thumana është njësi administrative e përbërë nga 10 fshatra dhe bën pjesë në Qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë. Popullsia e njësisë administrative Thumanë është rreth 16-mijë banorë.

Sipas CENSUS-it të vitit 2011, në Thumanë janë mbi 3400 ndërtesa në të gjithë territorin e njësisë.

Thumana është e dalluar për bimë mjekësore dhe është njësia me numrin më të madh të fermave bujqësore në Bashkinë Krujë. Po ashtu, një fabrikë çimentoje ndodhet në veri të territorit të njësisë.

Sipas një analize dhe vlerësimi të thelluar të territorit të Bashkisë Krujë, thuhet se remitancat vazhdojnë të jenë një burim të ardhurash në Thumanë ku 8.06% e familjeve kanë burim kryesor të ardhurat nga emigrantët.

Në territorin e njësisë janë pesë kopshte dhe çerdhe, pesë shkolla 9-vjeçare dhe një e mesme.

Zona e Thumanës është prekur disa herë edhe nga përmbytjet që kulmuan në vitet 2010 dhe 2011.

Disa nga rreziqet kryesore (natyrore) të cilat ndikojnë si në gjendjen ekzistuese të zonave urbane ashtu edhe në procesin e planfikimit janë rreziku hidrologjik (përmbytjet), aktiviteti sizmik (tërmetet), rrëshqitjet e tokave etj.

Tërmeti i 15 Prillit 1979 që u ndie fort në të gjithë territorin e Shqipërisë shkaktoi dëmtime edhe në rrethin e Krujës ku intensiteti i lëkundjeve në Bashkinë e Krujës arriti 8 ballë.

Zona e Bashkisë të Krujës ku përfshihet njësia administrative Thumanë, bën pjesë në zonën sizmoaktive Joniko-Adriatike, vlerësohet me potencial sizmik me magnitudë 6.0-7.0 ballë shkalla Rihter dhe intensitet epiqendror 8-9 ballë MSK-64.

Sipas analizës së bashkisë së Krujës në vitin 2016 vlerat e rrezikut sizmik kanë rëndësi praktike për ndërtimet në territorin e saj dhe duhet të merren në konsideratë për zhvillimin urban të saj.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img