BallinaFaktometerPa kategoriAlarmi i Ramës për ndërprerje të energjisë u keqpërdor nga portalet

Alarmi i Ramës për ndërprerje të energjisë u keqpërdor nga portalet

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për një dimër të vështirëenergjitik për të gjithë Evropën dhe Ballkanin është shfrytëzuar nga disa prej portaleve për të krijuar tituj bombastikë paniku. Me një verifikim të thjeshtë të fjalës së zotit Rama mund tëzbulohet se titujt për ndërprerje energjie pas orës 22.00 apo edhe masa të tjera drastike janë të pasaktë.

Granit Sokolaj

Që Shqipëria do të përballet ashtu si gjithë Evropa me një dimër të vështirë si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë, ky ështënjë fakt i njohur. Megjithatë, disa portale kanë menduar që t’i japin edhe më shumë ngjyra titujve për kufizime energjie tëpërnarshme. Dhe për këtë nuk kanë hezituar që të përdorin fjalën e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të “Open Balkan” nëSerbi më 1 shtator.

Titulli i portalit Neutrale.al “Rama paralajmëron: Pas orës 22.00 nuk do ketë energji elektrike…”, është krej i drejtëpërdrejtë ndryshe nga misteri që ngjall titulli i lexoinfo.com “Do fiken dritat pas kesaj ore paralajmeron Edi Rama…” apo korcablog.com, e cila e vendos edhe në thonjëza orarin duke cituar: “Rama jep lajmin e keq: “Pas orës 10 tëdarkës…”

Artikulli i portalit Neutrale me aludimin për ndërprerjen e energjisë

“Faktoje” verifikoi fjalimin e zotit Rama në konferencën e përbashkët të zhvilluar në mbyllje të aktivitetit “Open Balkan” dhe konstatoi se paralajmërimi i kryeministrit është transformuar nga portalet e mësipërme. Edhe pse titujt janë frymëzuar nga autorë të ndryshëm, duket se të gjitha artikujt kanë një tekst tëpërbashkët që bazohet mbi aludime apo nënkuptime tëparalajërimit të kryeministrit.

Për t’i dhënë më tepër imagjinatë fantazisë, foto e lexoinfo.com shoqërohet edhe më një pamje acari dhe telave me gjemba

Në videon zyrtare të konferencës, të publikuar në kanalin e Edi Ramës në Facebook, duke nisur nga sekuenca 9:08, kryeministri përmend marrëveshjet dhe bashkëpunimin e synuar nga pjesëmarrësit e “Open Balkan” në fushën energjitike, për shkak se Ballkanin duke përfshirë edhe Shqipërinë e pret një dimër i vështirë, si pasojë e krizës energjetike.

“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, thotëkryeministri.

Kjo pjesë e fjalës së tij është cituar në mënyrë korrekte dhe ka shërbyer si pikënisje për aludimin e portaleve. Duke përdorur fjalinëGjë që nënkupton se e njëjta gjë mund të aplikohet edhe në vendin tonë…” tekstit të fjalës së Ramës për planet nëEvropë, i është veshur paralajmërimi se të njëjtat ndërprerje tëenergjisë në ora 22:00 do të aplikohen edhe në Shqipëri.

Për të kuptuar më mirë pse krahasimi me planet dhe skenarët qëparashikohen në Evropë nuk mund të jenë të ngjashme me ato tëvendit tonë, duhet të shërbejë fakti që vendi ynë ka një strukturëtë ndryshme të prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike nga Evropa, por edhe nga vendet e tjera të Ballkanit. Prodhimi i energjisë në vendin tonë sigurohet plotësisht nga burimet hidrike, hidrocentrale, dhe aktualisht nuk ka asnjë termocentral në përdorim. Si rrjedhojë, ndërprerja e furnizimit me gaz apo qymyrguri nga Rusia, me të cilin përballen vendet e tjera si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, nuk ka një pasojë tëngjashme në Shqipëri.

Sistemi ynë energjitik është i prekur gjatë muajve të fundit nga rritja e çmimeve të energjisë në bursat ndërkombëtare për pjesën e energjisë që importohet nga jashtë, për të plotësuar defiçitin e prodhimit të energjisë nga HEC-et në muajtë e verës apo në kushtet e thatësirës së zgjatur edhe në periudha më të gjata. Rritja me gati 8 herë e çmimit të energjisë së importit gjatë muajve të fundit, krijon probleme për buxhetin e kompanisëpublike KESH, e cila është e detyruar të mbajë të njëjtat çmime të kontrolluar të shitjes së energjisë tek furnizuesit publikë për konsumatorët dhe biznesin e vogël.

Sipas INSTAT, Shqipëria shënoi një rekord historik gjatë vitit 2021 në prodhimin e energjisë elektrike, falë rreshjeve të shumta dhe hyrjes në punë të hidrocentraleve të reja me koncesion. Prodhimi vjetor u raportua në 8.96 miliardë kËh ndërkohë qëpërllogaritet që defiçiti mesatar vjetor (importi) ka qenë edhe këtë vit rreth 1.3 miliardë kËh.

*Artikulli publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img