.

.

BallinaAktualitetZonat e gjelbra, rikthim i kujdesshëm në normalitet

Zonat e gjelbra, rikthim i kujdesshëm në normalitet

ANXHELA RUÇI

Në zonat e para ku ka nisur lehtësimi i kufizimeve, rikthimi në normalitet po shoqërohet edhe me masat mbrojtëse, për të ruajtur edhe në vijim shmagien e infektimit nga koronavirusi. Disa prej bashkive, zona të gjelbra të cilat kontaktoi Faktoje, konfirmuan bashkëpunimin e qytetarëve në respektimin e masave shtrënguese që u  morën në fillim të marsit.

—————————————————————————————————————————————–

Në 27 prill, qeveria publikoi listën me qytetet që përfshihen në zonat e gjelbra dhe të cilat përfitojnë disa masa lehtësuese nga situata që ka krijuar COVID-19.

Qarku i Dibrës, Qarku i Gjirokastrës, Pogradeci, Prrenjasi,Librazhdi, Saranda, Himara, Delvina, Konispoli, Finiqi dhe Divjaka, janë zona ku nuk u identifikuan raste të personave të infektuar me koronavirus dhe që për këtë shkak përfituan të parat nga masat lehtësuese. Ndër to përfshihen lëvizja e automjeteve pa autorizim, lëvizje e lirshme e pensionistëve deri në orën 8.30 dhe lëvizja e qytetarëve të tjerë pa autorizim.

Harta e zonave të gjelbra, 27 prill 2020

“Faktoje” bëri një vëzhgim në disa prej zonave të gjelbra dhe komunikoi me kryetarët e disa bashkive për të mësuar më shumë sesi u reagua ndaj këtyre lehtësimeve.

Këmbësorët dhe shoferët në zonat e gjelbra, kanë shfrytëzuar lehtësimin e masave. Në Gjirokastër, Bulqizë dhe Burrel ku bëmë vëzhgimin, pamë se qytetet i janë rikthyer normalitetit, edhe pse në vende të caktuara ruajtja e detyruar e distancës bën dallimin me ditët kur pandemia ende nuk ishte shfaqur.

Masa të marrë në një dyqan në Gjirokastër

Bulevardi “18 shtator”, Gjirokastër

Tregu i fruta-perimeve, Gjirokastër

Pedonalja Bulqizë

Pedonalja Bulqizë

Burrel

Edhe pas karantinës dhe nisjes së qarkullimit të lirshëm të individëve, në qytetet e zonës së gjelbër gjatë gjithë javës nuk u shënua asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Kryetarët e bashkive që “Faktoje” kontaktoi ishin pothuajse të të njëjtit mendim se bashkëpunimi i qytetarëve për respektimin e rregullave dhe masave, luajtën një rol parandalues dhe si rezultat  nuk pati asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Prononcimi i Kryebashkiakëve për “Faktoje”

“Pas klasifikimit si zonë e gjelbër, natyrisht që ka një relaksim më të madh në qytet. Në ditën e parë pati një lloj shkujdesje të madhe do të thoja, qe është deri diku e kuptueshme pas javësh të tëra izolim, por sot që flasim, gjendja është normale. Qytetarët respektojnë oraret dhe masat kufizuese brenda zonës se gjelbër. Une personalisht iu kam bërë thirrje disa herë që të mos abuzojnë me lirimin e masave pasi nuk duhet të hedhim në erë gjithë sakrificën që bëmë për javë të tëra. Bashkia Gjirokaster ka kryer dezinfektim të ambienteve publike e rrugëve që prej ditëve të para të karantines. Po kështu në kuader të distancimit social ne kemi shenjuar distancat që duhen ruajtur në dyqane, banka, tregje apo institucione të tjera publike.”-i tha Faktoje, kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi.

Tërmet Peçi, Bashkia Tepelenë: ”Qytetarët janë treguar shumë të kujdesshëm dhe falë ndërgjegjësimit të tyre sot bashkia jonë nuk ka asnjë rast. Si javët e kaluara edhe këtë javë që ishim në zonën e gjelbër, kemi bërë dezinfektime të të gjitha zonave.”

Shuapi Beqiri, Bashkia Konispol: “Qytetarët kanë zbatuar rregullat dhe kanë mirëpritur çdo masë që ka lëshuar qeveria. Disatancimi social është ruajtur edhe pse kanë pasur punë bujqësore për të bërë. Kemi dezinfektuar parqet, zonat publike dhe institucionet.”

Dionis Imeraj, Bashkia Dibër: Qytetarët dibranë kanë qenë aleati ynë më i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së covid-19 në Dibër. Edhe me lehtësimin e masave si Bashki e Gjelbër, pas asnjë të prekur, qytetarët kanë patur më shumë mundësi lëvizjeje, por duke respektuar rregulla strikte për lëvizjen, jo më shumë se dy persona bashkë dhe duke ruajtur gjithashtu distancën fizike.Ndër të tjera, një masë e shtuar nga bashkëpunimi i institucioneve vendore në Dibër, pas lehtësimit të masave, është ngritja e Task-Forcës, grupe pune me qëllim monitorimin e zbatimit të rregullave pranë bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin e tyre.”

Nga data 4 maj e në vijim do të zgjerohet harta e zonave të gjelbra me të tjera qytete: Tropoja, Bleshi, Rrogozhina, Peqin, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kucoova, Berat, Poliçan, Skrapar, Devolli, Pucteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img