BallinaAktualitetUdënishti, fshati me ujësjellës të ri por pa ujë dhe rrugë të dëmtuara

Udënishti, fshati me ujësjellës të ri por pa ujë dhe rrugë të dëmtuara

Fshati Udënisht në Porgradec përballet me probleme të infrastruturës dhe mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse është kryer një investim për ujësjellësin e ri. Bashkia Pogradec, në një përgjigje zyrtare pohon se rikonstruksioni i rrugëve do të nisë kur të gjenden financimet, ndërsa për ujësjellësin pranon se punimet janë ndërprerë për shkak të motit.

Klea Hoxha dhe Kleodora Vlashi, studente

Banorët e fshatit Udënisht, në Pogradec vazhdojnë të kenë ujë me orar, edhe pse projekti për ndërtimin e ujësjellësit ka përfunduar që prej muajit Shkurt 2022.

Për gjatë 24 orëve, ata kanë vetëm 2 orë ujë të pijshëm, një orë në mëngje dhë një orë në darkë. Nga biseda me banorët e këtij fshati mësuam se në shtëpitë e tyre u kanë vënë sahatët e ujit dhe kanalizimet kanë përfunduar, por sërish rrjeti i ujësjells nuk i furnizon më ujë dhe ata duhet të presin ujin që iu vjen vetëm dy orë në ditë për të plotësuar nevojat e tyre.

“Është turpi më i madh që të mos këtë ujë Udënishti. Është një fshat me 7 lumenj dhe mes disa burimesh. Përse nuk ka ujë, këtë gjë nuk e dimë ne.”- shprehet një banor.

Në një bisedë me Kryeplakun e fshatit A.Dokollari mësuam se Udënishti prej 30 vitesh ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërkohë punimet për ujësjellësin nuk kanë përfunuar ende.

“Mesa kemi vëzhguar gjatë periudhës që kanë punuar si firmë, është bërë një punë cilësore, si me thellësinë që janë futur tubacionet ashtu edhe me veprat e marra që nga burimet për tek rrjeti i shpërndarjes. Me sa kemi folur me punonjësit e firmës thonë që do të kemi ujë 24 orë. Ajo ngelet për t’u parë, sepse ne si fshat kemi vuajtur për 30 vjet për ujë të pijshëm, por edhe të vaditjes. Presim sot presim nesër, ik një vit, vjen një vit, përsëri në atë gjendje kemi qenë.”- shprehet Kryeplaku i fshatit.

Përveç ujit, banorët kanë edhe probleme me rrugët, pas hapjes së kanaleve për shtrimin e tubacioneve ajo nuk është kthyer në gjendjen e mëparëshme.

Nga pamjet shihet se asfalti është i prishur dhe banorët nuk kanë ende një lajmërim se kur do të kthehen në gjendjen e mëparëshme.

Në lidhje me këto dy problematika ne iu drejtuma me një kërkesë zyrtare për informacion Bashkisë së Pogradecit.

Nga përgjigjet e marra nga Bashkia e Pogradecit për rikonstruktimin e rrugëve Bashkia konfirmon se ka përfunduar projekti, por priten financimet duke mos dhënë një afat se ku do të nisë zbatimin ky projekt.

Ndërsa në lidhje me ujin e pijshëm, bashkia Pogradec pranon se janë ndërperë punimet për shkak të motit, duke premtuar se në përfundim të tyre banorët do të kenë furnizim më ujë të pijshëm 24 orë.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img