BallinaPertejFatura për përpunimin e mbetjeve të Durrësit për 10 vjet, është 30 milionë euro

Fatura për përpunimin e mbetjeve të Durrësit për 10 vjet, është 30 milionë euro

Përpunimi i mbetjeve të Durrësit, në emergjencë mjedisore prej vitit të kaluar, do të kushtojë 30 mln euro. Shifra e miratuar përmes një VKM në fund të korrikut, u konfirmua nga përgjigjja zyrtare e Ministrisë së Financave, pas publikimit të artikullit nga Faktoje për krizën e plehrave në Durrës.  Fatura parashikohet të rritet, pasi edhe Shijaku, njëlloj si Durrësi, i goditur nga pasojat e tërmetit dhe pandemisë, nuk përballon as pagat e punonjësve për pastrimin e territorit dhe i ka kërkuar me urgjencë qeverisë të financojë përpunimin e plehrave.


Në fillim të muajit gusht Faktoje publikoi një artikull, mbi krizën e mbetjeve në bashkinë e Durrësit, e cila pas mbylljes së landfillit të Porto Romanos dhe në mungesë të parave, u gjend në mes të një emergjence mjedisore që mund të kthehej në katastrofë. Në këto kushte, bashkia iu drejtua qeverisë duke i kërkuar financimin e plotë për përpunimin e mbetjeve për një periudhë 10 vjeçare. Faktoje i kishte kërkuar Ministrisë së Financave, përmes një kërkese për infomacion se sa ishte fatura financiare për të përballuar këtë proces.

Kërkesa zyrtare për informacion dërguar Ministrisë së Financave.

Pas ankimimit për moskthimin e përgjigjes brenda afatit të përcaktuar në Ligjin për të Drejtën e Informimit 119/2014, arritëm të merrnin informacionin e kërkuar. Sipas përgjigjes së Ministrisë së Financave kostoja e përpunimit të mbejtjeve, bazuar nw kërkesën e Bashkisw Durrës është 3.870.129.280 lekë (ose rreth 30 milion euro).

Përgjigjja nga Ministria e Financave

Tabela e ndërtuar nga Faktoje me të dhënat e dërguara nga Ministria e Financave.

Si përkthehet kjo shifër sipas ekspertëve?

Eksperti i ekonomisë, Azmi Stringa thotë se fatura financiare për përpunimin e mbetjeve të Durrësit, për një dekadë, është sa 1/3 e gjithë paketës sociale anticovid.

“Kjo shumë përkthehet në 1/3 e gjithë paketës sociale anticovid ose dyfishi i ndihmës ekonomike për 60 mijë familje për 11 muaj. Vlera totale prej 3.8 mld lekësh në 10 vjet është njësoj sikur shteti t’i mbulojë 1 vit e tre muaj buxhetin total Bashkisë Durrës. Me shifrën e kërkuar del që 3.8 miliardë lek janë sa të rikonstruktosh/rindërtosh 20 shkolla ose 60 kopshte/çerdhe.”

Fatura e plehrave të Durrësit do të rritet

Në 18 gusht, Faktoje publikoi një artikull ku raportoi se edhe bashkia Shijak, pjesë e Qarkut të Durrësit, gjendet në të njëjtën situatë krize me mbetjet. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Shijakut në 6 gusht, u miratua kërkesa ndaj qeveverisë që ajo të financojë përpunimin e mbetjeve të territorit të bashkisë Shijak, e cila ashtu si Durrësi nuk arrin të mbledhë nw nivel optimal taksën e pastrimit, e cila vështirë të mjaftojë edhe për rrogat e punonjësve të pastrimit. Qeveria ka miratuar në parim financimin e përpunimit të mbetjeve për bashkitë e qarkut Durrës (ku përfshihet Shijaku e Kruja) me anë të një VKM-je të datës 15 korrik. Tashmë pritet që Ministria e Financave të miratojë faturën financiare për përpunimin e mbetjeve për bashkinë Shijak.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img