BallinaPertejGuroret/Shkatërrimi i natyrës me “leje” mjedisore

Guroret/Shkatërrimi i natyrës me “leje” mjedisore

291 kompani kanë vepruar në fushën e guroreve, çimentos dhe gëlqeres, përgjatë 7 vitevetë fundit  në Shqipëri. Firmave shfrytëzuese ligji u kërkon që t’i rehabilitojnë hapësirat ku kryejnë aktivitetin në masën 100% me fondet e tyre, por sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vetëm 12 kompani kanë bërë rehabilitim nga viti 2017-2019.Dëmi në mjedis por edhe në shëndet sipas të dhënave të Institutit të shëndetit Publik, tregojnë se qarkun Beratit, dhe të Krujës është rritur numri I personave që kanë probleme me aparatin e frymëmarrjes.

Ministri Klosi, por dhe kyeministri Rama, janë angazhuar ndër vite për ndalimin e masakrës mjedisore, por duket se edhe rehabilitimi I dëmeve  në mjedis të shkaktuara nga këto kompani, ne disa zona do të  paguhen nga qytatarët shqiptarë.

———————————

Gjatë një inspektimit në terren në malin e Tomorrit në vitin 2017, ku ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi janë gjobitur dhe pezulluar 12 guroret, që ushtronin aktivitetin e tyre   jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzonin leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme.

Përveç gjobitjes dhe revokimit të lejes mjedisore, ministri Klosi tha se i gjithë dokumentacioni i tyre do të kalohet në sitë dhe sipas shkeljeve të konstatuara do të merren masa të ashpra deri në ndjekje penale.

 

 “Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore, si shumë gurore në Shqipëri, të shfrytëzojnë pasuritë natyrore jashtë çdo kriteri mjedisor. Do të reduktohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha lejet mjedisore të dhëna për guroret, të cilat janë jashtë kritereve”. 

Kruja në anën tjetër është një histori e pashembullt e shfrytëzimit të malit duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Kryeministri Edi Rama menjëherë pas ardhjes në pushtet premtoi se të gjitha guroret do të mbylleshin pasi krijonin një problem të madh në mjedis. Në 2 dhjetor të vitit 2014 ai e quajti rikthimin në normalitet të malit të Skënderbeut si detyrim kombëtar.

“Janë 500 mijë fidanë që mbillen në këtë sezon. Është projekti i parë masiv rehabilitues i gjelbërimit në Shqipëri por rikthimin në normalitet të malit të Skënderbeut e kemi detyrim kombëtar dhe do ta bëjmë me patjetër,!”- shprehej Rama në vitin 2014.

Çfarë thotë ligji?

Firmave shfrytëzuese të hapësirave pasuri shteti, ligji u kërkon që t’i rehabilitojnë ato në masën 100% me fondet e tyre. Legjistlacioni përcakton qartë se hartimi i planit të rehabilitimit dhe fillimi i rehabilitimit progresiv të karrierës (guroreve) nga kompanitë, duhet të fillojë që në vitin e parë pas shfrytëzimit të saj.

*Ligji mbi shfrytëzimin e guroreve

Qindra kompani kanë operuar që prej viti 2014 në Shqipëri

Në lidhje me numrin e guroreve që kanë operuar apo operojnë në Shqipëri prej vitit 2014 dhe deri në vitin 2021, Faktoje kërkoi informacion nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ku sipas të dhënave nga ky institucion rezultojnë se janë 291 kompani, të cilat operojnë në fushën e guroreve, prodhimit të çimentos dhe gëlqeres, në vendin tonë.  Më saktësisht të shpërndara si më poshtë:

*Pjesë nga përgjigjja e AKM

Lista e kompanive të guroreve

*Lista nga AKM

 

Lista e kompanive të çimentos

*Lista nga AKM

 

 

Lista e kompanive të gëlqeres

*Lista nga AKM

Sa është sipërfaqja e gjelbëruar e kompesuar nga këto kompani?

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga lista me 291 subjekte vetëm 12 të tilla kanë bërë rehabilitim të zonave në të cilat kanë punuar dhe, rehabilitimi ka ndodhur nga viti 2017 deri në vitin 2019, pra në një hark kohor tre vjeçar.

Po sipas këtij institucioni nga Drejtoria Inspektim Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për periudhën e fundit dy mujore (qershor-korrik) 2021 nga grupet e inspektimit është marrë vetem një (1) masë administrative “Dënim me gjobë” për subjektet që ushtrojnë këtë lloj aktiviteti.

Në po të njëjtën përgjigje ky institucion na informon se  “AKM nuk bën matje të shkarkimeve industriale. Këto matje bëhen nga vetë subjektet sipas afateve të përcaktuara në leje”.

*Pjesë nga përgjigjja e AKM

Kur Faktoje pyeti institucionin në fjalë se ku dorëzohen raportet e   matjeve që kompanitë kryejnë , AKM nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Çfarë thonë Bashkitë?

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion bashkive të Krujës dhe Urës Vajgurore për të mësuar nëse këto institucione kanë kryer inspektime mbi këto subjekte:

*Kërkesa dërguar bashkive, Krujë dhe Dimal (Ura Vajgurore)

 

Kërkesës në fjalë iu përgjigj vetëm bashkia e Urës Vajgurore e cila ndyshe nga AKM, na informon se “Çdo subjekt kryen vetmonitorimin nga studio të liçensuara dhe raportin me vlerat e matura e dorëzojnë në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit”

*Përgjigjja nga bashkia Dimal

Kush po paguan për dëmet në mjedis?

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shpalli tenderin (datë12/01/2021),me vlerë mbi 33 milionë lekë me TVSH, me qëllim “Rehabilitimi dhe pyllëzimi i objektit Makaresh-Zidoll në ZM “Krast-Vrion” në Krujë, ku tashmë tashmë të zhdukur plotësisht në 60% e sipërfaqes.

*Tenderi në faqen e Ajencisë së Prokurimit Publik

*Tenderi i fituar

 

Duket se bizneset e guroreve, që janë licensuar nga vetë qeveria paguajnë në shtet vetëm 1% të vlerës financiare, që nxjerrin nga prodhimi i guroreve, e asnjë taksë tjetër me kushtin që pas shfrytëzimit të zonës, ta ri-pyllëzojnë me shpenzimet e tyre,  nuk ndikohen nga ligji në fuqi.

 

Faktoje komunikoi me Drejtorin e AKZM Zamir Dedej për tu informuar nëse zona e sipërpërmendur hynte në zonat e  mbrojtura dhe cilat kompani kishin ushtruar aktivitetin.

Në përgjigjen e  tij Z.Dedej na informon se zona është e  mbrojtur dhe aty kanë ushtruar aktivitetin e tyre disa kompani, ku njëra p[rej tyre është dhe kompania “Salillari”

 

“Përshëndetje, siç e shkruan ajo(dokumenti) është pjesë e ZM Krastë-Vrijon. Kanë qenë gurore nga disa kompani por nuk e kam idenë se nga kush. Një e mbaj mend që ka qenë Salillari. Nuk ka rëndësi kush ka qenë por ta rehabilitojnë”- shkruan Dedej.

Nga kërkimet e tjera të Faktoje, rezulton se KLSH ka kryer një raport auditi për bashkinë e Urës Vajgurore një vit më parë, gjatë të cilit thekson se një shkelje rezulton të jetë në kuadër të zbatimit të kontratave të kompanive të guroreve. Sipas këtij raporti, dëmi ekonomik i shkaktuar  kap vlerën e 42,161 mijë lekëve.

 

*Pjesë nga raporti i auditit të kryer në bashkinë e Urës Vajgurore

 

Por si është situata në realitet? Faktoje shkoi në terren për të parë ndikimin që këto kompani kanë pasur në mjedis.

Fushë Krujë

*Gurore aktive në Fushë-Krujë 06/07/2021, gurore nr1

*Gurore aktive në Fushë-Krujë 06/07/2021 gurore nr2

*Gurore aktive në Fushë-Krujë 06/07/2021 gurore nr3

*Hyrje për në kantier të një guroreje 06/07/2021 gurore nr3

*Pamje e një kantieri në hyrje të Fushë-Krujës gurore nr3

*Gurore aktive në Fushë-Krujë 06/07/2021 gurore nr4

Ura Vajgurore

*Pamje në hyrje të Urës Vajgurore 19/07/2021 gurore nr1

Edhe pse ligji sqaron qartë se shpyllëzimi ose heqja e mbulesës së bimësisë duhet bërë gradualisht sipas punimeve, pamjet tregojnë se në Urën Vajgurore kompanitë nuk kanë humbur kohë, por kanë prerë njëherësh gjithë bimësinë rreth zonës së punimeve.

*Ligji për shfrytëzimin e zonës ku do të kryhen punimet , URDHËR Nr. 67, datë 11.3.2018

*Pamje kantieri të një prej guroreve në Urën Vajgurore 19/07/2021 gurore nr2

*Pamje kantieri të një prej guroreve në Urën Vajgurore 19/07/2021 gurore nr2 dhe nr 3

*Pamje kantieri të një prej guroreve në Urën Vajgurore 19/07/2021, gurore nr1

Dukshëm në asnjë prej kantiereve të cilat ishin aktive, nuk duket asnjë gjurmë rehabilitimi i zonës, qoftë me bimësi të zonës apo fidanë pemësh.

 

Ndikimi në shëndet- rriten sëmundjet që kanë të bëjnë me aparatin e frymëmarrjes

 

Krahas ndikimit në mjedis mos rehabilitimi i bimësisë ka ndikuar në shëndetin e qytetarëve dhe banorëve të zonës. Sipas informacionit zyrtar, që Faktoje kërkoi pranë Institutit e Shëndetit Publik, në bashkinë e Urës Vajgurore dhe atë të Krujës numri i sëmundjeve që kanë të bëjnë me aparatin e frymëmarrjes, ka njohur rritje të paktën katër vitet e fundit.

*Të dhënat nga ISHP për sëmundshmërinë në të dyja bashkitë nga viti 2014-2019

 

Në datën 13/08/2021 banorët e fshatit Lumas kanë depozituar kallëzim penal në SPAK për kryebashkiaken e Dimalit Juliana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari”.

Në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Posaçme, 123 banorë të këtij fshati e akuzojnë kryebashkiaken për “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa administratorin e kompanisë “Salillari” për një sërë veprash penale si, “Shpërdorimi i tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sipas banorëve, “Salillari” ka shkatërruar kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal. Duke e cilësuar një masakër mjedisore, ata e akuzojnë këtë firmë se ka djegur rreth 30 ha pyje për përfitime vetjake.

 

Ekspertët mbi rehabilimin

 

Sipas ekspertëve të mjedisit mos rehabilitimi në kohë i këtyre zonave, sjell impakt afatgjatë në shëndetin e njerëzve, si dhe florën e faunën,

Kompanitë janë të detyruara me ligj që të kompensojnë këto dëme, por zbatimi i ligjit dhe monitorimi mbeten gjithmonë pika më e dobët në Shqipëri. Impakti në shëndetin e njerëzve, pejsazh, florë dhe faunë është i ndjeshëm dhe afatgjatë. Sikur tani të fillojnë me masat rehabilituese dhe kompensuese do të duhen dekada që të shohim efektin e këtyre masave.” – u shpreh prof. Ferdinand Bego i cili mban njëherësh edhe postin e Zv.Dekanit në Fakultetin e  Shkencave të  Natyrës në Universitetin e Tiranës

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img