BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashVideo virale e “ndëshkimit ndaj zullumqarëve” nuk është realizuar në Izrael

Video virale e “ndëshkimit ndaj zullumqarëve” nuk është realizuar në Izrael

Një video virale në rrjet pretendon se tregon pamje nga një fatkeqësi natyrore që ka goditur Izraelin në tetor 2023. Verifikimi i Faktoje zbuloi se video në të vërtetë përbëhet nga pamje të xhiruara nëpër një numër shtetesh dhe në data të ndryshme, asnjëra prej tyre në Izrael.

—————————————————————-

Faktoje u sinjalizua në rrjete sociale për një video që po shpërndahet me pretendimin se tregon pamje nga Izraeli në tetor 2023. Video është përbërja nga disa klipe të ndryshme që tregojnë një tufë njerëzish duke vrapuar në një shesh, erëra të forta duke shkëputur panele nga godina, dhe duke përkulur pemë.

Video që ka marrë 24 mijë shikime në Facebook shoqërohet me përshkrimin “Allahu hakmerret për robërit e Tij ndaj zullumqarëve.”

Megjithatë, me anë të motorrit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se video e mësipërme është postuar fillimisht në TikTok me pretendimin se pamjet po ndodhin në Meksikë, në tetor 2023. 

“Kjo po ndodh tani në Meksikë, Tetor 2023”

Duket se teksti që pretendon se ngjarjet po ndodhin në Izrael thjesht i është mbivendosur videos origjinale, të postuar në TikTok.

Megjithatë, në komentet e videos së mësipërme, përdoruesit e TikTok e kanë përgënjeshtruar edhe pretendimin se pamjet nuk janë nga Meksika kohët e fundit. 

Kështu, Faktoje zbuloi se video e parë, që tregon një grup njerëzish duke vrapuar në sheshin Zocalo, të qytetit Meksiko, nuk tregon një turmë të frikësuar. Në të vërtetë, njerëzit në video po vrapojnë për të zënë vendet përpara një koncerti falas të grupit Grupo Firme, në shtator 2022.

Këto pamje janë postuar fillimisht në TikTok me përshkrimin “280 milionë persona në Zocalo të Meksikës për të parë Grupo Firme.”

Kjo konfirmohet edhe nga disa video të kapura nga kënde të ndryshme që tregojnë po të njejtën pamje, të postuara në shtator 2022, nga dyndja e turmës në Zocalo.

Më tej, klipi që tregon një makinë në mes të erërave të forta, është postuar në Reddit 2 vite më parë, me përshkrimin se ajo është xhiruar në Itali.

Një tjetër klip, që tregon erëra të forta duke ngritur mbetje në ajër dhe duke përkulur pemë, është postuar në TikTok në shtator 2023, me përshkrimin se ajo është xhiruar në Milano, Itali.

Ndërkaq, mediat kryesore ndërkombëtare nuk kanë raportuar për ndonjë fatkeqësi natyrore që ka goditur Izraelin në tetor 2023. Raportimi më i vonë për mot të keq në Izrael është nga shtatori 2023, kur mediat vendase njoftuan se vendi ishte goditur nga mbetjet e Stuhisë Daniel.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img