.

.

BallinaAktualitetCovid-19Turizmi nën diktatin e pandemisë

Turizmi nën diktatin e pandemisë

ANXHELA RUÇI

Turizmi është një nga sektorët më të dëmtuar si pasojë e pademisë nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama, premtoi se pas datës 20 prill do të lëvrohet një pagesë prej 40 mijë lekësh për të gjithë ata që punojnë në këtë sektor.

Postimi e Edi Ramës në Facebook, 14 prill

Të punësuar në agjenci turistike tregojnë si po e përjetojnë këtë realitet të ri, sfidat dhe pritshmëritë për një sezon që nuk do t’u ngjajë atyre të mëparshëm, për shkak të kufizimeve paralajmërohet se do zgjasin në kohë.

Në mes të muajit prill, me temperaturat e larta dhe ditët e ngrota, operatorët turistikë duhej t’i ishin përveshur punës për organizmin e guidave dhe akomodimin e vizitorëve dhe turistëve. Por pandemia nga koronavirusi ka paralizuar jetën dhe aktiviteti në fushën e turizmit është një mision i pamundur për momentin.

“Faktoje” kontaktoi përfaqësues të agjencisë turistike “Top Albania Guide” për të mësuar problemet që po hasin në këtë kohë pandemie dhe kane menduar t’i përballojnë sfidat që i presin në të ardhmen.

Në një situatë të zakonshme, kjo angjenci në këtë periudhë do të ishte duke organizuar guida në disa vende turistike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Destinacionet më të frekuentuar për muajt mars-prill janë Valbona, Lumi i Shalës,  Kanioni i Holtës, Kanioni i Osumit,  Ohri dhe Struga.

Por këto 40 ditë që frika për përhapjen e koronavirusit ka mbyllur çdo aktivitet, kufijtë dhe lëvizjen e njerëzve, agjencitë turistike kanë marrë “pushimet e imponuara”, në një kohë kur aktiviteti i tyre duhet të ishte në kulm. Gjatë muajve mars-prill agjencia llogarit se do kishte ofruar guidë në 6 destinacione brenda 5- javëve (që i kaluam në karantinë), me një numër prej rreth 500-600 personash.

Kevin i cili punon si ciceron tregon se ai dhe 5 kolegë të tij,  janë papunë dhe se kanë aplikuar për të marrë pagesën që qeveria premtoi t’u japë në fund të këtij muaji, pagesë që përbën më pak se 50% të rrogës së tij të dy muajve. Por një nga problemet më shqetësuese për atë dhe agjencinë ku punon, është pasiguria për vijueshmërinë e punës në muajt që do të pasojnë të cilat përkojnë me sezonin turistik.

Edhe nëse agjencia ku ai punon prej 4 vitesh do të rinisë aktivitetin, do të operohet me një numër më të vogël pushuesish dhe kjo kushtëzohet nga masat shtrënguese ndaj koronavirust siç është distanca në mjetet e transportit. Kështu nëse më herët në një furgon udhëtonin 20 persona, kur aktiviteti të hapet, duhet patjetër të marrin jo më shumë se gjysmën.

“Po lëvizëm me gjysmën e kapacitetit pas hapjes së situatës, pa diskutim që kjo do të sjellë rritje të paketave turistike, por kjo ka një risk të lartë se mund të humbim shumë klientë. S’e dimë as ne si do t’i jepet zgjidhje, vetëm nëse shteti do të mbulojë shpenzimet për gjysmën tjetër të automjetit që do të lëvizë bosh,”- thotë Kevini, ciceron i agjencisë turistike.

3 janar 2020, një grup vizitorësh në Prizren

Agjencitë turistike në Shqipëri kanë shpresën se në muajin qershor, do të fillojnë të operojnë, të paktën brenda territorit. Në këto muaj karantine, në rrjetet sociale gjen oferta me çmime të reduktuar për udhëtimet që priten të organizohen në muajin qershor.

Oferta të publikuar nga agjencitë turistike për muajin qershor

Agjencitë pranojnë se edhe këto oferta nuk kanë funksionuar, nuk ka pronontime e madje ato po kthejnë pas edhe lekët e prenotimeve të mëparshme. Eshte e qartë se frika, pasiguria por edhe kriza ekonomike kanë dhënë efektin e vet edhe në këtë drejtim.

Në një intervistë për Report Tv më 15 prill,  ministri i turizmit Blendi Klosi pranoi se edhe nëse sezoni turistik do të hapet si zakonisht, masat shtrënguese për përhapjen e koronavirusit do të vazhdojnë dhe gjatë muajve të verës.

LEXO EDHE: Si do të “mbijetojnë” qytetet turistike nga koronavirusi

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img