BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookSkema mashtruese online me profilin e rremë të Rita Orës

Skema mashtruese online me profilin e rremë të Rita Orës

Këngëtarja Rita Ora nuk ofron shpërblim prej 10 mijë eurosh për ndjekësit e saj, siç pretendohet në postime të shpërndara në Facebook. Faktoje verifikoi se kemi të bëjmë me një tjetër skemë mashtrimi.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ofron një shumë prej 10 mijë eurosh për 150 personat e parë që thonë ‘Përshendetje’ në një profil që mban emrin e artistes.

Ju bekoj te gjitheve!! 150 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do t’u jap 10,000 € dhe jam i vërtetë, Që tani e tutje”, shkruan profili në Facebook që mban emrin e Rita Orës.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Në këtë postim shfaqet një video e këngëtares, teksa po aplikon një maskë në fytyrë dhe është në ambjentet e shtëpisë së saj. Në komunikimin e saj në anglisht, Rita Ora nuk përmend në asnjë moment që ofron shpërblim për ndjekësit. Në videon e marrë nga një ‘live’ që Rita ka bërë në Instagramin e saj, këngëtarja shpjegon maskën e fytyrës që po aplikon.

Pra, duket qartë që kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi. Kjo shihet edhe në komente, ku një pjesë e komentuesve janë të rremë, por ka edhe nga ata që besojnë vërtetë se Rita Ora jep një shpërblim të tillë.

“Respekt, por lekë as nuk bëhet fjalë, s’jep kush”-shkruan një prej komentuesve në këtë postim.

Ndërsa, përgjigja që pretendohet se është bërë nga Rita Ora është: “Përshëndetje, kontrollo mesazhet e tua tani. Pret një dhuratë”.

Mirëpo, ky profil që mban emrin e artistes ka vetëm 660 ndjekës dhe duket qartë që nuk është faqja reale e saj. Profili i vërtetë i Rita Orës në Facebook ka mbi 6 milionë ndjekës dhe është i verifikuar me shenjën blu nga Facebook. Në një asnjë prej postimeve të saj, këngëtarja me origjininë shqiptare nuk ka një lojë shpërblyese. Për më tepër, postimet e Rita Orës janë në anglisht, pasi këngëtarja nuk e flet mirë gjuhën shqipe dhe këtë e ka konfirmuar vetë në disa intervista.

Një skemë e ngjashme mashtrimi është verifikuar edhe në një artikull tjetër të publikuar më herët nga Faktoje, ku ishte përdorur imazhi i këngëtares, Leonora Jakupi. Këto profile hapen me qëllim rritjen e numrit të ndjekësve dhe më pas ofrohen për shitje tek bizneset apo individë të ndryshëm.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img