BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëRikonstruksioni i Teatrit "Bylis" në Fier, premtim i mbajtur

Rikonstruksioni i Teatrit “Bylis” në Fier, premtim i mbajtur

Do të kryhet rikonstruksion i plotë i Teatrit “Bylis“.

Ky ishte premtimi në vitin 2015 i kryebashkiakut Armando Subashi.

Që prej fillimit të vitit 2019, Teatri Bylis në Fier po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Rikonstruksioni do të kryhet në dy faza. E para me vlerë prej 50 milionë lekë që përfshin skenën, sallën, ndriçimin, sistemin e ngrohjes dhe ambientet e punës së aktorëve.

Ndërsa në fazën e dytë përfshihet rikonstruksioni i hollit dhe pjesës së jashtme të ndërtesës ose fasadës.

Si do të jetë teatri pas fazës 2 

Faza e parë ka përfunduar ndërsa faza e dytë ende jo. Për fazën e dytë të dhënat mungojnë.

Faktoje konstatoi se nuk kishte një tender të hapur në Autoritetin e Prokurimeve Publike për këtë fazë.

Shfaqja e parë pas rikonstruksionit të brendshëm

Pas mbylljes së fazës së parë në maj të vitit 2019, stafi drejtues dhe aktorë e regjizorë e mirëpritën dhe përshëndetën këtë si zhvillim.

Drejtori i këtij institucioni, Astrit Hasani, tha se këto ambientet e reja u mundësojnë aktorëve dhe artdashësve kushte moderne.

Them që u realizua jo vetëm një ëndërr e jona dhe e brezave që do të vijnë, por edhe e atyre që kanë kontribuuar në këtë teatër”- tha ai.

Regjizori Gëzim Kame, i cili vuri i pari një shfaqje në skenë, pas fazës së parë të rikonstruksionit po ashtu e vlerësoi projektin e zbatuar.

Është kënaqësi që të marrësh pjesë në këtë inaugurim të këtij teatri. Për mua është një kënaqësi dhe rast i rrallë, që të inauguroj me një shfaqje timen këtë sallë”- tha ndër të tjera regjisori.

Si ka qenë teatri para fillimit të restaurimit

Pamje e jashtme e fasadës që po rikonstruktohet, tetor 2020

Faktoje pyeti edhe Bashkinë Fier për më shumë detaje për projektin e rikonstruksionit të teatrit dhe përgjigja që mori ishte se projekti po zbatohejme fonde të IADSA dhe të Qeverisë Shqiptare.

Historik i shkurtër i Teatrit Bylis

Teatri “Bylis” u krijua në vitin 1971 nga bashkimi i trupës amatore të teatrit dramatik me një grup aktorësh të rinj.

Teatri përfshinte dy trupa teatrore: Teatrin Dramatik dhe Teatrin e Estradës.

Ai e nisi veprimtarinë me një kapacitet spektatorësh prej 480 vendesh. Sipas të dhënave të Bashkisë Fier, ky emërtim “BYLIS” u bë për disa arsye: Së pari emrin Apoloni (e cila ndodhet më pranë qytetit Fier, sot pjesë territoriale e bashkisë) e mbanin shumë subjekte social-kulturore në qytetin e Fierit;

Së dyti, rrënojat e qytetit të Bylisit që ndodhen në fshatin Hekal të Mallakastrës dhe atëherë kjo krahinë ishte pjesë përbërëse e rrethit të Fierit;

Së treti edhe në Bylis, dikur një nga qendrat kryesore ekonomike dhe shoqërore të Ilirisë së jugut, kishte ekzistuar një traditë teatrore, që ishte përfaqësuar nga ekzistenca e një teatri më të madh nga përmasat se ai i Apolonisë.

Duke u nisur nga fakti se në Teatrin e Bylisit faza e parë e punimeve ka përfunduar ndërsa në të dytën po punohet ende, Faktoje e konsideron këtë premtim TË MBAJTUR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img