.

.

BallinaPremtimeRama: Rruga turistike e Thethit përfundon në korrik 2020

Rama: Rruga turistike e Thethit përfundon në korrik 2020

Thethi, fshati turistik i Malësisë së Madhe në Shkodër, është një nga destinacionet më të vizituara sidomos dekadën e fundit në Shqipëri. Për të vizituar këtë vend, i cili gëzon edhe statusin e zonës së mbrojtur historike, duhet të udhëtosh me automjete të përshtatshme për terrene malore, pasi rruga nga Qaftë-Thorja për në Theth është thuajse e pamundur të kalohet me makina të tjera.

Kryeministri Edi Rama, në shtator të 2019, nëpërmjet rrjeteve sociale lajmëroi nisjen e  punimeve për ndërtimin e këtij segmenti rrugor dhe premtoi përfundimin e saj brenda korrikut 2020.

Postimi i Edi Ramës, 21 shtator 2019

Në muajin korrik , ne udhëtuam drejt Thethit për të verifikuar premtimin e dhënë nga kryeministri Rama, vitin e shkuar.

Nga vëzhgimi në terren rezulton se kjo rrugë është ende në ndërtim dhe nuk ka përfunduar. Në segmentin nga Qafë-Thorja deri në afërsi të fshatit Theth ishin kryer disa punime, gjithashtu kishte dhe makina të tonazhit të rëndë të cilat vazhdonin punën.

Banorët e zonës thanë për “Faktoje” se punimet për rindërtimin e rrugës kanë rifilluar në muajin maj, pas ndërprerjes gjatë muajve të dimrit, për shkak të kushteve atmosferike.

Projekti për rrugën e Thethit parashikon të rehabilitojë 16 km nga Qafë-Thorja deri në qendrën e  fshatit Theth, me një siguri të lartë rrugore për shkak të terrenit të vështirë malor dhe kushteve klimaterike. Gjerësia e asfaltit do të variojë nga 4m-4.75m dhe do të ketë 3 tunele për mbrojtjen nga ortekët e borës. Ky investim i Bankës Botërore do të kushtojë 763, 302, 700 lekë.

Pavarësisht premtimit të kryeministrit Rama se kjo rrugë do të përfundonte në muajin korrik të 2020-s, nga vëzhgimi në terren, rezulton se puna për këtë vepër nuk ka përfunduar. Ky PREMTIM do të kategorizohet si i PAMBAJTUR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img