BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëPylli orbital në… Patos, një premtim i pamundur

Pylli orbital në… Patos, një premtim i pamundur

“Kemi gati projektin e pyllit orbital”. Kështu thoshte në 2019 kryebashkiakja Balilaj ndërsa u kërkonte qytetarëve të Patosit që ta votonin për një mandate të dytë, dhe një premtim i cili rezulton jo vetëm i pambajtur por edhe i pamundur për tu realizuar nga bashkia që ajo drejton. 

Kemi gati projektin e pyllit orbital!

Kështu tha në 8 qershor të vitit 2019 kryebashkiakja Rajmonda Balilaj teksa ishte në fshatin Sheqishte duke prezantuar arritjet e mandatit të parë si kryebashkiake dhe duke kërkuar mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie.

Faktoje shkoi në Patos për t’u interesuar se çfarë po ndodhte me projektin e pyllit orbital, por nuk arriti të siguronte ndonjë informacion që dëshmonte ecurinë e tij, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga premtimi i kryebashkiakes Balilaj.

Meqë prezantimi i projektit ishte në fshatin Sheqishte, Faktoje shkoi atje për të pyetur banorët, por ata nuk kishin ndonjë ide apo pritshmëri për këtë premtim.

Sheqishte, Patos

Nëse kërkon në internet për pyje orbitale në rajon, materialet kryesore që të sugjerohen janë për pyllin orbital të shumë-promovuar të Tiranës. Ndërsa për pyllin orbital të Patosit nuk gjetëm gjurmë as në internet.

Faktoje pyeti përmes një kërkese për informacion edhe vetë Bashkinë Patos se në çfarë faze ishte me realizimin e projektit dhe mori këtë përgjigje:

Duke qënë se territori i Bashkisë Patos ka një shtrirje relativisht të vogël gjeografike, nuk është e mundur për të realizuar një pyll orbital, por Bashkia Patos ka mbjellë pemë në zona të caktuara duke formuar mini pyje, si në Shqeshte anës perroit të fshatit rreth 500 pemë, Rusinj (Mazarent, ish-vendedepozitimi i mbetjeve urbane) u pastrua dhe u pyllëzua me 600 fidan pemë, Argjinatura e lumit Seman me një gjatësi rreth 6.3 km u pyllëzua me 7000 pëme  dhe gjelbëërime me pemë në segmente të ndryshme rrugore dhe objekte arsimore“.

Duke u nisur nga të gjitha të dhënat e mbledhura dhe verifikimi në terren, Faktoje do ta kategorizojë këtë premtim TË PAMBAJTUR, por edhe të pamundur, ashtu siç konfirmoi vetë bashkia e Patosit.

* Faktoje, e mbeshtetur nga National Endowment Democracy (Ned) po monitoron 10 bashki ne vend, dhe po verifikon nese jane mbajtur ose jo premtimet e dhena  nga kryebashkiaket.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img