BallinaAktiviteteProjekti: Forcimi i komuniteteve lokale për të luftuar dezinformimin dhe propagandën gjatë pandemisë Covid-19.

Projekti: Forcimi i komuniteteve lokale për të luftuar dezinformimin dhe propagandën gjatë pandemisë Covid-19.

Qendra “Faktoje” do të nisë zbatimin e projektit “Forcimi i komuniteteve lokale për të luftuar dezinformimin dhe propagandën gjatë pandemisë Covid-19”. Ky projekt mbështetet nga US State Department’s Global Engagement Center dhe USAID. Faktoje përmes këtij projekti, që do të zbatohet në periudhën Maj-Gusht 2020, do të prodhojë një seri videosh ndërgjegjësuese kundër dezinformimit dhe propogandës, në këtë situatë pandemie dhe infodemie.

“Faktoje” si organizata e parë Fact-Checking në Shqipëri, pjesë e rrjetit Ndërkombetar të IFCN, në muajin Prill ka nisur një fushatë kundër dezinformimit përgjatë kësaj periudhe pandemie ku lajmet e rreme jo pak herë kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Gjatë këtyre muajve kanë qarkulluar me dhjetëra lajme të rremë, që kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve, ndaj ne vlerësojmë se kjo fushatë ka rëndësi të vecantë. 

Përshkrimi i punës: 

Faktoje fton kompani PR/Marketingu dhe Komunikimi të marrin pjesë në këtë projekt.

Kompania duhet të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e “Faktojes” që do të prodhojë idetë dhe skriptet dhe është përgjegjëse për të gjithë proçesin e postproduksionit. Kompania e përzgjedhur do të prodhojë 7 video në total të cilat do të jenë pjesë e një fushatë ndërgjegjësimi kundër dezinformimit dhe propogandës. Kompania është përgjegjëse për realizimin e videove dhe postproduksionin ku përfshihet (xhirimi, intervista, grafika, animim, titra, audio, përkthim në anglisht).

Kompania duhet t’i punojë videot edhe në formatet e kërkuara për kanalet digjitale të komunikimit në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Ky projekt ka si qëllim kryesor:

Prodhimin e shtatë videove ndërgjegjësuese, pjesë të një fushatë ndërgjegjësimi që ka si qellim luftën ndaj dezinformimit dhe rritjen e kapaciteteve te qytetarëve me mjetë të thjeshta, për të dalluar lajmët e rreme dhe propagandën. Përgjatë këtyre dy muajve në shumë media online por edhe tradicionale qarkullojnë me dhjetra informacione të rreme që lexohen dhe shpërndahen me shpejtësi nga audienca. Përmes kësaj fushatë do të synohet jo vetëm rritja e kapaciteteve të audiencës, por edhe të rrisë përgjegjshmërinë e zyrtarëve të lartë, dhe të institucioneve publike në luftën kundër dezinformimit dhe propagandës, në këtë periudhë pandemie por edhe infodemie.

Procedura e aplikimit:

Aplikanti duhet të paraqesë këto dokumente për ofertën:

Propozimi Teknik duhet të përmbajë:

  • Një plan punë me përshkrimin dhe planin kohor
  • Nje tabelë përmbledhëse e ekspertizës dhe përvojës së organizatës në detyra të ngjashme
  • Oferta financiare (përfshirë TVSH-në dhe të gjitha taksat e tjera)
  • Ekstrakt i azhurnuar i gjeneruar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit(nëse aplikohet)
  • Numri i regjistrimit tatimor(NIPT) (nëse aplikohet)
  • Referenca dhe/ose mostër e punimeve të ngjashme
  • Profili i kompanisë (CV)
  • CV e ekipit të punës të caktuar për këtë projekt

Afati përfundimtar për mbledhjen e aplikimeve është data 10 Qershor 2020

Aplikimet do të dërgohen në adresën e silvagjermeni@faktoje.al

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img