BallinaFaktometerE PavërtetëBalla: Së shpejti nis projekti me qeverinë gjermane për rehabilitimin e Shkumbinit

Balla: Së shpejti nis projekti me qeverinë gjermane për rehabilitimin e Shkumbinit

Lumi Shkumbin, ndër më të ndoturit në Shqipëri dhe që derdhet në detin Adriatik, prej disa dekadash përbën një problem madhor mjedisor, sidomos gjatë muajve të verës. Një ndër premtime për rehabilitimin e këtij lumi është bërë në shkurt të vitit të kaluar nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili garantoi nisjen e një projekti me KFW. “Faktoje” bëri një verifikim duke kërkuar të dhëna zyrtare për nisjen e këtij projekti, por më shumë se një vit pas premtimit asnjë i tillë s’ka nisur të zbatohet.

—————————————————————————————————————————————–

“Së shpejti do të nisë një projekt me qeverinë gjermane dhe KFW për rehabilitimin e këtij shtrati dhe ujërat e zeza të mos derdhen më në Shkumbin.” Kjo dekalaratë u bë nga deputeti i Elbasanit, njëkohësisht kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulan Lumi Shkumbin, ndër më të ndoturit në Shqipëri dhe që derdhet në detin Adriatik, prej disa dekadash përbën një problem madhor mjedisor, sidomos gjatë muajve të verës. Një ndër premtime për rehabilitimin e këtij lumi është bërë në shkurt të vitit të kaluar nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili garantoi nisjen e një projekti me KFW. “Faktoje” bëri një verifikim duke kërkuar të dhëna zyrtare për nisjen e këtij projekti, por më shumë se një vit pas premtimit asnjë i tillë s’ka nisur të zbatohet.

 

“Së shpejti do të nisë një projekt me qeverinë gjermane dhe KFW për rehabilitimin e këtij shtrati dhe ujërat e zeza të mos derdhen më në Shkumbin.” Kjo dekalaratë u bë nga deputeti i Elbasanit, njëkohësisht kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulan Balla në 10/02/2019 gjatë një takimi me një grup sportistësh. Në mars, sipas tij do niste zbatimi i projektit që planifikonte administrimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të zeza të Bashkisë Prrenjas dhe asaj Librazhd në një njësi të trajtimit të ujërave të zeza.

Pas kësaj deklarate “Faktoje” komunikoi me zyrën përfaqësuese të KFW në Shqipëri dhe e pyeti mbi projektin e përmenduar nga deputeti Balla.

në 10/02/2019 gjatë një takimi me një grup sportistësh.  Në mars, sipas tij do niste zbatimi i projektit që planifikonte administrimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të zeza të Bashkisë Prrenjas dhe asaj Librazhd në një njësi të trajtimit të ujërave të zeza.

Pas kësaj deklarate “Faktoje”  komunikoi me zyrën përfaqësuese të KFW në Shqipëri dhe e pyeti mbi projektin e përmenduar nga deputeti Balla.

Në përgjigjen e  KFW thuhet se ende nuk ka financime për impiante pastrimit të ujërave në atë zonë.

Ne vazhduam kërkimet në listën e  investimeve të bëra në bashkinë Elbasan  për vitin 2019, në të cilën nuk rezulton ndonjë investim i ri për trajtimin e ujrave të zeza që derdhen në Shkumbin, siç garantoi deputeti Taulant Balla.

Po ashtu në faqen zyrtare të bashkisë Elbasan nuk gjetëm ndonjë projekt të fituar nga KFW apo qeveria gjermane për investime në lumin Shkumbin.

Pas këtyre kërkimeve, hapi i radhës ishte verifikimi në terren. “Faktoje” bëri një vëzhgim duke ndjekur rrjedhën e Shkumbinit nga Prrenjasi deri në Elbasan . Në pika të ndryshme ne konstatuam se ndotja ishte jo vetëm në formën e mbetjeve plastike të hedhura, por edhe të ujrave të zeza që derdheshin nga bizneset apo banorët.

Për Hidrobiologun Olsi Nika, ndikimi ujrave të përdorur në ekosistemet natyrore ka të bëjë me rritjen e lëndëve trofike në ujë që do të thotë se ato që ne shkarkojmë nga tualetet dhe lavamanët, derdhen të patrajtuara në ujë, çka sjell probleme në jetesën normale të faunës.

“Kjo sjell atë që ne e quajmë ndryshe ngordhje masive e peshqve edhe pastaj kalon në një ritëm më të lartë të procesit të dekompozimit dhe mjedisi shndërrohet nga divers në mjedis bakterial dhe dekompozues.”-përfundon Nika.

Nisur nga verifikmet e kryera, vendosëm që deklaratën e deputetit Taulant Balla, ta kategorizojmë si “Të pavërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img