BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPapë Françesku kundërshton puthjen e dorës, jo vetëm nga afrikanët

Papë Françesku kundërshton puthjen e dorës, jo vetëm nga afrikanët

Kundërshtimi i Papë Françeskut për të lejuar një peshkop afrikan t’i puthë dorën po interpretohet në rrjet si racizëm. Verifikimi i “Faktoje” sqaron se ka vite që Papa nuk lejon besimtarët t’i puthin duart për të shmangur përhapjen e sëmundjeve në këtë mënyrë.

————————-

Një video që tregon Papë Françeskun duke refuzuar të lejojë një peshkop t’i puthë dorën po shpërndahet në rrjet për të insinuar se kjo sjellje vjen si rezultat i racizmit të Papës. Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, video është parë mbi 5 mijë herë.

Megjithatë, kjo video është nxjerrë nga konteksti.

Ky nuk është rasti i parë që Papë Françesku ka refuzuar apo hezituar t’i lejojë besimtarët t’i puthin unazën. Në Mars të 2019, ai shmangu përpjekjet e besimtarëve për t’i puthur unazën në Loreto, Itali. Ky reagim u bë viral në rrjete sociale dhe u kritikua nga disa katolikë konservatorë.

Në 2019, një zëdhënës i Vatikanit shpjegoi: “Ati i Shenjtë më tha se motivi ishte shumë i thjeshtë: higjena. Ai do të shmangë rrezikun e shpërndarjes së mikrobeve për njerëzit, jo për atë vetë.”

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img