BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI rremë lajmi i dëmtimit të makinës së opinionistes së Big Brother

I rremë lajmi i dëmtimit të makinës së opinionistes së Big Brother

Një lajm me fokus aktivisten Zhaklin Lekatari është shpërndarë gjerësisht në media dhe rrjete sociale së fundmi. Policia e Shtetit dhe znj. Lekatari konfirmuan për “Faktoje” se lajmi se aktivistes i është dëmtuar makina është i rremë.

———————————————-

Më 26 prill një ‘raportim’ i portalit JOQ Albania pretendonte se aktivistes Zhaklin Lekatari i kishin “dëmtuar makinën gjatë natës duke i thyer xhamat në parking.”

Thashethemit të botuar nga JOQ Albania iu bë jehonë gjerësisht edhe në portale dhe media të tjera online. Çuditërisht, nëse JOQ e ka ndryshuar lajmin pas disa orësh duke përfshirë edhe versionin se nuk bëhej fjalë për një dëmtim të makinës, portalet që e kopjuan këtë lajm vijojnë ende të mbajnë versionin e vjetër të një sulmi të qëllimshëm ndaj makinës së opinionistes.

Duket se këto media nuk kanë marrë mundimin të verifikojnë vërtetësinë e lajmit të shpërndarë. 

Pyetur nga “Faktoje”, Lekatari shpjegoi se qëllimisht nuk ka reaguar publikisht këtë rast, sepse priti të kontaktohej nga mediat që e kanë shpërndarë lajmin në mënyrë jo kritike. 

Më tej, Lekatari shpjegoi se lajmi i botuar fillimisht nga JOQ Albania është krejt i rremë. “Nuk është e vërtetë që më kanë goditur xhamin e makinës,” tha ajo. “Ngjarja që ka ndodhur nga e cila është marrë fotoja nuk ka lidhje fare me makinën time apo me Big Brother.”

Ajo shpjegoi më tej se prezenca e policisë ka qenë si pasojë e një diskutimi që nuk ka të bëjë aspak me automjetin e saj. Makina që shihet në fotot e publikuara nga JOQ Albania nuk i përket znj. Lekatari.

Ky lajm është përgënjeshtruar edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës e cila ka nxjerrë njoftimin e mëposhtëm.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë

Zhaklin Lekatari është shënjestruar dhe më parë nga lajme keqinformuese të botuara nga portali JOQ Albania. “Faktoje” ka nxjerrë në pah edhe më parë se si ky portal me mbi 2 milionë ndjekës në Facebook mund të kthehet në burim dizinformimi për shkak të publikimit të informacioneve të marra nga publiku pa kryer verifikimet më minimale.

Shënim:

Shënim:

Data 2 maj 2023 portali https://lapsi.al/ e ka korrigjuar lajmin pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img