BallinaPertejFaturimi i ujit, nga digjitalizimi tek letrat e “bakallit”

Faturimi i ujit, nga digjitalizimi tek letrat e “bakallit”

ANDI BORA

Çdo muaj qytetarët paguajnë për shërbimin jetik të furnizimit me ujë të pijshëm por edhe kanalizimeve.

Si paguhet marrja e shërbimit të ujit?

“Faktoje” ka siguruar fatura të ujit të pijshëm nga disa bashki të vendit dhe rezulton që ka standarde të ndryshme faturimi, që nga sistemi kompjuterik deri tek faturimet me dorë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT):

Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD)

Ujësjellësit në Bashkinë Kurbin dhe Klos, janë ndër më të prapambeturit jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mënyrën e faturimit të qytetarit, gjë që “Faktoje” e verifikoi përmes dy rasteve të faturimit.

Ujësjellës Kanalizime Kurbin

Kjo është fatura e qytetarit F.K, banues në Kurbin.

Në faturën e ujit të banorit A.K në Klos, as që kuptohet se cili është autoriteti i cili e lëshon atë.

Kontrastet në këtë shërbim duke krahasuar bashki të ndryshme, vihen re edhe tek metoda e aplikuar për faturimin e konsumit e ujit. Në rastin e Bashkisë Klos, qytetari është faturuar me konsum aforfe që sipas “Metodologjisë për Vendosjen e Tarifave”, të publikuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), përdoret vetëm në rastet kur konsumatori nuk është i pajisur me matës.

“Për konsumatorët pa matës duhet aplikuar një “tarifë aforfe”. Kjo tarifë duhet të përcaktohet në nivel të tillë që të stimulojë konsumatorët të pajisen me matës”, thuhet në vendimin e ERRU-së.

Por kjo mënyrë tarifimi krijon hapësira abuzimi të ndërsjella si nga qytetari ashtu edhe nga ujësjellësi.

Ky shqetësim është reflektuar edhe në raportin e vitit 2018 të publikuar nga ERRU, ku shkruhet se janë 20 raste ankesash nga ana e konsumatorëve për faturim aforfe, nga të cilat janë zgjidhur vetëm 3.

Konstatimit të “Faktoje” për mundësinë e abuzimit me faturat e ujit i vjen në ndihmë edhe raporti i ERRU-së, që shfaq problematikat për çështjet e furnizimit me ujë.

“Natyra e ankesave të paraqitura pranë ERRU-së ka qenë kryesisht mbi “faturimin aforfe”, “zëvendësimin e shpeshtë të ujëmatësit dhe pa respektuar procedurat nga shoqëria UK”, “mbi-faturimi”, “mosnjohja e detyrimeve nga ana e konsumatorëve”, “ problemet me kontratën për shërbime ujësjellës kanalizime” dhe “të tjera”.

Për vitin e kaluar, Kuvendi ka kërkuar gjithashtu që “Ujësjellës-Kanalizimet” në bashkitë Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Maliq, Vau Dejës dhe Librazhd, të tregohen të kujdesshme me rritjen e tarifave, të ulin shpenzimet si dhe të përmirësojnë shërbimin ndaj konsumatorit.

Por jo të gjitha rekomandimet e dhëna nga Kuvendi janë vënë në zbatim gjatë vitit 2018.

“Përmes të gjitha instrumenteve ligjore që disponon, të kërkojë nga shoqëritë UK që të kenë përparësi të punës së tyre rritjen e normës së arkëtimit, e cila ka një rënie prej 8% krahasuar me një vit më parë, rritjen e eficencës së stafit, mbulimit të kostove O&M, uljen e nivelit të humbjeve, i cili vijon të mbetet 65%, nivel i cili mbetet tepër i lartë dhe përbën një shqetësim kryesor për sektorin UK; evidentimi, eliminimi apo legalizimi i lidhjeve të paligjshme të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë financiare të shoqërive UK.”

Sipas ERRU, rekomandimi i mësipërm do të vihet në zbatim gjatë vitin 2019.

“Faktoje” do t’i rikthehet kësaj çështjeje për të verifikuar nëse rekomandimet për përmirësimin e shërbimit Ujësjellës-Kanalizime do të përmbushen në zonat problematike si; Kurbin, Klos apo edhe në bashkitë e tjera që çalojnë në këtë shërbim.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img