BallinaAktiviteteFaktoje prezanton raportin për nivelin e transparencës e llogaridhënies në 10 bashki

Faktoje prezanton raportin për nivelin e transparencës e llogaridhënies në 10 bashki

Faktoje ndau dhe konsultoi me përfaqësues të 10 bashkive, gazetarë lokalë, ekspertë dhe anëtarë të shoqërisë civile gjetjet e raportit të monitorimit mbi nivelin e transparencës dhe llogaridhënies. Ky raport u hartua në kuadër të projektit “40 premtime në 10 bashki”. Projekti, i zbatuar nga Faktoje dhe i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) përfshin edhe gjetjet për nivelin e përmbushjes së premtimeve të dhëna kryesisht në fushatën e fundit për zgjedhjet vendor. 27 premtime ose rreth 68% e atyre të artikuluara nga kryebashkiakët aktualë, rezuktojnë të pambajtura.

Faktoje prezantoi raportin e monitorimit në kuadër të projektit “40 premtime në 10 bashki” që përfshiu bashkitë Shkodër, Lezhe, Kukës, Elbasan, Belsh, Korçë, Pustec, Vlorë, Fier dhe Patos. Për secilën prej tyre u përzgjodhën 4 premtime të bëra nga kryebashkiakët gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjdhjet vendore (përjashtim bën vetëm  një premtim i bashkisë Lezhë, që ka lidhje me çështjen jetike të strehimit pas tërmetit të 26 nëntorit ).

Krahas verifikimit të premtimeve sipas metodologjisë së standardizuar të Faktoje, grupi i ekspertëve mori në analizë 15 indikatorë për të vlerësuar perfomancën e secilës bashki në aspektin e transparencës dhe llogaridhënies . Këto 15 indikatorë u gjeneruan nga 3 ligje, Ligji 119/2014 “Për drejtën e Informimit”, ligji 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” dhe ligji 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Pas përfundimit të projektit që u shtri në periudhën Maj 2020-Shkurt 2021”, Faktoje ndau me secilin nga grupet e interesit në këto bashki, përmes takimeve online dhe atyre me prani fizike, gjetjet të cilat janë reflektuar në raportin përfundimtar të monitorimit.

Bashkia Shkodër

Në 23 mars u prezantua në një takim të zhvilluar në Shkodër raporti me gjetjet e monitorimit në kuadër të projektit “40 premtime në 10 bashki”. Bashkia e Shkodrës, rezulton të ketë përmbushur 14 nga 15 indikatorët e marrë në analizë, ose 93.3 përqind. Indikatori i vetëm që rezultoi i papërmbushur është publikimi i Proces-Verbaleve të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Sipas sekretarit të Këshillit Bashkiak Shkodër, Denis Lesha ky monitorim ka ndikuar në rritjen e përgjgjshmërisë së strukturave të pushtetit vendor, sa i përket transparencës. Megjithatë ai solli në vëmendje edhe problematikën që krijohet për shkak të kohës së shkurtër, sipas tij që “Ligji për të drejtën për informim” lë në dispozicion të institucionit për të përgatitur dhe dërguar dokumentacionin voluminoz të kërkuar, duke pasur parasysh edhe mangësitë në burimet njerëzore.

*Foto nga takimi në Shkodër

Bashkia Fier dhe Patos

Takimi i fundit për prezantimin e gjetjeve në kuadër të projektit “40 premtime në 10 bashki” u mbajt në qytetin e Fierit ku morën pjesë gazetarë lokalë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të bashkisë e prefekturës. Bashkia e Fierit rezulton me performancën më të dobët sa i përket nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, me një realizim të indikatorëe në masn 40%.

Gazetarët shprehën mbështetje për këtë formë të ngritjes së problematikave për qytetarët para të cilëve titullarët e pushtetit lokal riciklojnë premtime të bëra edhe më herët. Midis të tjerash shumë prej tyre ngritën edhe problmatika të reja dhe propozuan tema të cilat konsiderohen me rëndësi jo vetëm oër komunitetin lokal, por me interes për mbarë opinionin publik. Edhe përfaqësuesja e prefekturës, u hpreh vlereësuese ndaj nismës për këtë projekt duke argumentuar se pavarësisht detyrës në institucionin e pushtetit vendor, edhe ajo përballet me të njëjtat problematika si gjithë anëtarët e tjerë të komunitetit.  Nga ana e  bashkisë së Patosit e cila rezulton me realizim n masën 80% të indikatorëve, pati refuzim për pjesëmarrje në këtë takim. Megjithatë gazetarët lokalë që morën pjesë dhe aktorë të shoqërisë civile shprehën interes mbi tratimin e problematikave për këtë bashki duke kontribuuar edhe me ide dhe tematika që sipas tyre meritojn të trajtohen publikisht.

*Foto nga takimi për bashkinë e Fierit dhe Patosit

Bashkitë Pustec dhe Korçë

Në datën 15 mars u mbajt takimi i parë më bashkinë e Korçës dhe atë të Pustecit ku morën pjesë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të bashkisë, përmes platformës Zoom. Faktoje njohu të ftuarit me të dhënat e 15 indikatorëve dhe metodologjinë e përdorur për vlerësimin e tyre.

Bashkia e Korçës renditet ndër 3 bashkitë e para me performancën më të mirë në realizimin e indikatorëve, që sipas gjetjeve të raportit janë plotësuar në masën 86.6%.

Nga ana tjetër, bashkia e Pustecit sipas raportit rezulton të këtë përmbushur në masën 40%, indikatorët e monitoruar. Gjatë takimit me gazetarët, përfaqësues të bashkisë dhe shoqërisë civile, Faktoje njohu të ftuarit me gjetjet e raportit dhe diskutoi për tema të tjera të cilat shfaqin interes të lartë tek komunitetet lokale.

Foto nga takimi në Zoom për prezantimin e raportit bashkive Korçë e Pustec

Bashkia Elbasan dhe Belsh

Në datën 17 mars, po përmes platformës Zoom Faktoje prezantoi përpara gazetarëve, anëtarëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve nga bashkitë Elbasan dhe Belsh, gjetjet e raportit të monitorimit.

Bashkia e Elbasanit paraqitet në nivele të dobëta sa i përket transparencës, ku realizimi i indikatorëve rezulton në masën 46.6%.

Edhe bashkia e Belshit qëndron në të njëjtat raporte të nivelit të transparencës me 46.6% të realizimit të indikatorëve. Gjatë këtij takimi gazetarët ngritën shqetësimin për mungesë të transparencës dhe vështirësi në marrjen e informacionit publik nga këto bashki, qoftë edhe përmes kërkesave për informacion, një detyri që rrjedh nga ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Foto nga takimi për bashkinë Elbasan dhe Belsh

Bashkia Lezhë

Në datën 18 mars Faktoje prezantoi gjetjet për bashkinë e Lezhës, në një takim online ku morën pjesë gazetarët dhe aktivistë si dhe përfaqësues të bashkisë Lezhë. Kjo bashki rezulton të ketë realizuar në masën 60%, indikatorët e marrë në analizë. Gjatë takimit përfaqësuesi bashkisë Elson Frroku i cili mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Integrimit Evropian, shprehu rezerva lidhur me premtimet e përzgjedhura për verifikim nga Faktoje. Gazetarët pjesëmarrës në takim, konfirmuan konstatimet e bëra nga Faktoje lidhur me premtimet, duke shtuar se ato përbëjnë problematika të qenësishme për komunitetin.

Foto nga takimi për prezantimin e gjetjeve për bashkinë Lezhë

Bashkia Vlorë dhe Kukës

Në datën 19 mars u mbajt takimi online për prezantimin e gjetjeve të projektit për bashkitë e Vlorës dhe Kukësit ku nuk munguan gazetarë, anëtar të shoqërisë civile dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Bashkia Vlorë rezulton me një performancë prej rreth 86.6 % në realizimin e indikatorëve, ndërkohë që përfaqësuesit e saj, të pranishëm në takim vlerësuan ndikimin pozitiv që jep ky projekt në rritjen e ndërgjegjësimit të pushtetit vendor për transparencën dhe llogaridhënien.

Bashkia e Kukësit rezulton me realizimin në masën 60 % të indikatorëve.

Faktoje bisedoi me pjesëmarrësit të cilët shprehën interes për gjetjet e raportit dhe mënyrën sesi ishte trajtuar secili nga premtimet e marra në verifikim. Anëtarë të shoqërisë civile dhanë ide mbi verifikime të tjera të cilat mund të bëheshin më tej nga Faktoje dhe që kanë interes të shtuar nga komuniteti.

Nga të dyja bashkitë projekti u cilësua si i nevojshëm jo vetëm për qytetarët, pasi ishin trajtuar shumë nga problematikat jetësore si furnizimi me ujë dhe infrastuktura, por edhe për njohjen e praktikave që Faktoje përdor për verifikimin e deklaratave dhe premtimeve nga politikanët, në rastin konkret të 10 kryebashkiakëve.

Foto nga takimi për prezantimin e gjetjeve të raportit për bashkinë Vlorë

*Foto nga takimi për prezantimin e gjetjeve të raportit për bashkinë Kukës

Disa nga gjetjet më të rëndësishme të raportit të monitorimit në kuadër të projektit “40 premtime në 10 bashki”, janë si vijon:

Të dhjetë bashkitë e monitoruara e kanë publikuar programin e transparencës në faqen zyrtare të internetit. Ndërkohë, 9 nga 10 bashkitë e monitoruara kanë caktuar dhe publikuar të dhënat për Koordinatorin për të Drejtën e Informimit dhe vetëm 6 nga bashkitë e monitoruara kanë caktuar Koordinatorin për Konsultimin Publik.

10 bashkitë e monitoruara kanë një performacë të mirë për konsultimin publik të Buxhetit Vjetor dhe në publikimin e tij në faqen e internetit, pasi 9 prej tyre e kanë realizuar. Por preformanca nuk është aspak e mirë sa i përket konsultimeve publike për paketën e taksave dhe tarifave vendore; vetëm 4 nga 10 bashkitë e monitoruara kanë zhvilluar konsultime publike për këtë çështje.

Raporti me gjetjet për projektin “40 premtime në 10 bashki” do t’u vihet në dispozicion edhe titullarëve të insitucioneve të monitoruara, të Bashkisë Shkodër, Lezhë, Kukës, Elbasan, Belsh, Korçë, Pustec, Fier, Patos, Vlorë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img