BallinaPertejNë hapjen e fushatës u shkelën masivisht masat anti-covid, por nuk u gjobit as gjysma e numrit të ndëshkuarve në 7-8 mars

Në hapjen e fushatës u shkelën masivisht masat anti-covid, por nuk u gjobit as gjysma e numrit të ndëshkuarve në 7-8 mars

Të enjten e 25 marsit partitë politike çelën zyrtarisht fushatën elektorale, në kushtet e pandemisë së Covid-19. Nga monitorimi i dy aktiviteteve të zhvilluara pothuasje njëkohësisht, nga opozita dhe mazhoranca, Faktoje konstatoi shkelje të masave anti-covid, por përfaqësues të Komitetit të Ekspertëve nuk reaguan. Ndërkohë Policia e Shtetit, rezulton të ketë gjobitur në 48 orët e fundit, vetëm gjysmën e numrit të personave në krahasim me të ndëshkuarit me masë adminstrative në 8 mars.


Më 25 mars partia Socialiste dhe koalicioni opozitar hapën zyrtarisht fushatën elektorale. Nga një vëzhgim i të dy aktiviteteve rezulton të jenë anashkaluar  masat anti-covid që janë ende në fuqi, si psh. ndalimi igrumbullimit të më shumë se 10 personave në mjediset e hapura dhe të mbyllura, mbajtja e detyruar e maskës në mjedise të hapura dhe të mbyllura apo ruajtja e disatancës.

Opozita e zhvilloi hapjen ceremoniale të fushatës në sheshin “Nënë Tereza”.

                    Screenshot nga postimi në Instagram i Lulzim Bashës, 25 mars 2021

                          Aktiviteti i hapjes së fushatës elektorale nga Partia Demokratike, 25 mars 2021

Fotot e postuara në rrjetet sociale, ilustrojnë shkeljen në masë të kufizimeve kundër Covid-19, si shmangia e grumbullimeve, ruajtja e distancës apo mbajtja e maskave, gjatë aktivitetit të PD.

                                   Hapja e Fushatës elektorale të Partisë Demokratike, 25 mars 2021

Ndërkohë Partia Socialiste, e organizoi çeljen e fushatës në sheshin “Skënderbej”, duke vendosur në distancë pjesëmarrësit dhe duke shmangur grumbullimet e mbështetësve, ndryshe nga ç’ka ndodhur tradicionalisht në këto raste.

                               Hapja e fushatës elektorale nga Partia Socialiste, 25 mars 2021

                                       Fushata Elektorale e Partisë Socialiste, 25 mars 2021

Megjithatë edhe pse në respektim të masave për mbajtjen e detyruar të maskës dhe ruajtjen e distancës, është e diskutueshme nëse është respektuar masa për shmangien e grumbullimit të më shumë se 10 personave në mjedise të hapura dhe të mbyllura.

Ndërkohë aktiviteti i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për hapjen e fushatës elektorale në Divjakë, ishte në shkelje të masave për ruajtjen e distancës apo mbajtjen e detyruar të maskës dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave.

                                                  Monika Kryemadhi në Divjakë, 25 mars 2021

Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, gjatë aktiviteteve të subjekteve për hapjen e fushatës elektorale, Faktoje u interesua se sa gjoba u vendosën në 25 mars.

Policia e Shtetit raportoi se në 48 orët e fundit janë ndëshkuar 1118 shtetas me nga 3000 lekë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, të miratuar nga Komiteti i Eksperteve, por nuk jep të dhëna nëse ka ndëshkime për shkeljen e kufizimit për shmangien e grumbullimeve.

Nga një verifikim i raportimeve për vendosjen e gjobave për këto lloj shkeljesh rezulton se Policia e Shtetit ka vendosur dyfishin e gjobave në datat 7-8 mars (2488 masa administrative të raportuara) apo 22- 23 mars ( 2246 masa administrative të raportuara).

                                       Raportimi i Policisë së Shtetit, 26 mars 2021

Faktoje iu drejtua dy ekspertëve të ISHP Znj. Silva Bino dhe Znj. Albana Fico përmes ëhatsapp, duke kërkuar një reagim mbi mosrespektimin e masave gjatë ditës së djeshme si dhe për monitorimin në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe zgjedhore pandemike.

Screenshot nga komunikimi në whatsapp me Eksperten e Institutit të Shëndetit Publik Silva Bino, 25 mars 2021

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga dy ekspertet e Institutit të Shëndetit Publik.

Shkelja e rregullave anti-covid, vecanërisht gjatë fushatës elektorale duket se ka shqetësuar më tepër organizmat jo politike në vend apo ndërkombëtarët, sesa subjektet politike apo qeverisëse. Bashkimi Europian dhe Komisioneri Shtetëror për zgjedhjet kanë bërë thirrje  ndër të tjera që të respektohen masat kundër pandemisë Covid-19.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img