BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar foto pas operacionit e dukeshës Kate Middleton

E manipuluar foto pas operacionit e dukeshës Kate Middleton

Pretendimi: Dukesha Kate Middleton shfaqet për herë të parë publikisht pas operacionit, e rrethuar e lumtur me fëmijët e saj

Verdikti: Mungon konteksti

Agjencitë e huaja të lajmeve e tërhoqën nga publikimi foton e dukeshës Kate Middleton, pasi ajo ishte e manipuluar. I njëjti imazh është shpërndarë edhe në mediat online në vendin tonë, duke e prezantuar si daljen e parë zyrtare të Kate që pas operacionit të muajit janar.

Në një artikull që mban datën 10 mars, portalet kanë publikuar një foto ku shfaqet Dukesha e Uellsit, Kate Middleton. Sipas raportimeve, kjo është shfaqja e parë zyrtare e Kate, që pas një ndërhyrje kirurgjikale që ajo pati në muajin janar.

Shfaqet për herë të parë pas operacionit, Kate Middleton”, raportojnë mediat onlinevendin tonë.

Artikujt e shpërndarë në mediat online

Imazhi mbi të cilin mbështetet lajmi, tregon Kate, rrethuar nga 3 fëmijët e saj të qeshur. Fotoja ishte lajm kryesor në mediat botërore, pas disa javë spekulimesh për vendndodhjen e dukeshës pas operacionit të saj abdominal.

“Faleminderit për urimet tuaja dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, shkruante Kate në rrjetet sociale, duke uruar gëzuar Ditën e Nënës.

Foto është kthyer në boomerang për familjen mbretërore pas zbulimit nga mediat të manipulimit të saj. Associated Press dhe agjencitë e tjera të lajmeve kryesore e tërhoqën atë nga publikimi, duke refuzuar të bëheshin pjesë e shpërndarjes së një fotoje të manipuluar.

Agjencia informon gjithashtu se standardet e saj editoriale përcaktojnë se: “Nuk përdoren imazhe të ndryshuara apo të manipuluara në mënyrë dixhitale”.

AP publikoi edhe provat e manipulimit duke vënë në dukje një mospërputhje në pozicionimin e dorës së majtë të princeshës Charlotte.

Gjithashtu shihet se fundi i princeshës është i përkulur në mënyrë të çuditshme, kornizat e dritareve pas tyre kanë forma të çrregullta. Për më tepër, flokët e dukeshës Kate në disa vende humbasin mprehtësinë e tyre, ndërsa modeli i flokëve të së bijës “mbivendos” në mënyrë të çuditshme flokët e nënës së saj. Gjuri i princeshës Charlotte që shfaqet turbullt dhe një nga duart e Dukeshës Kate gjithashtu ngjall dyshime.

Një artikull në faqen e internetit të BBC thotë se: “Redaktimi i tepruar i fotos për ta përgatitur atë për botim hedh dyshime pa dashje në vërtetësinë e saj”.

Pas shpërthimit të skandalit, në një postim në rrjetet sociale dukesha konfirmoi editimin e fotos me fjalët “si shumë fotografë amatorë, herë pas here eksperimentoj me editimin”.

“Doja të shpreh falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje”, thuhej në postim.

Familja mbretërore ka qenë në vëmendje më shumë se zakonisht javët e fundit, pasi si Kate ashtu edhe Mbreti Charles III nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të zakonshme publike për shkak të problemeve shëndetësore.

Shënim:

Data 15 mars 2024 lajmeve të raportura u është ndryshuar vlerësimi fillestar, nga foto e manipuluar në mungesë konteksti.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img