BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashE keqinterpretuar origjina turke e predhave që hidhen mbi Gaza

E keqinterpretuar origjina turke e predhave që hidhen mbi Gaza

Turqia nuk po furnizon me armatime Izraelin, siç pretendohet në postimet e shpërndara në rrjetet sociale. Faktoje verifikoi se ky informacion është pjesë e propagandës së Izraelit, pasi copëzat e “municioneve” nuk vërtetojnë se Turqia tradhtoi Palestinën.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale pretendojnë se Turqia po furnizon me armatime ushtrinë izraelite, duke publikuar edhe disa pamje të atyre që pretendohen se janë pjesë të predhave.

“E tradhëtuan Gazën ashtu sikur Jusufin alejhis selam që e tradhëtuan vëllezërit e tij. Imazhet që qarkullojnë tregojnë copëza nga municionet e përdorura nga ushtria izraelite në kampin e refugjatëve Shujayya në Gaza, të furnizuara nga Turqia”, shkruhet në postimin në datë 16 shkurt, që shoqëron foton e një pjese metalike, ku lexohet ‘Made by Turkey’.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të këtyre pretendimeve, fillimisht duke bërë një kërkim në internet. Në lidhje me këto aludime, ne gjetëm një sërë verifikimesh, të cilat hedhin poshtë këtë informacion që qarkullon online.

Në një postim në X, Qendra turke Kundër Dezinformimit, pjesë e Drejtorisë së Komunikimeve të qeverisë ka hedhur poshtë një pretendim të rremë që qarkullon në mediat sociale në lidhje me përdorimin e raketave të prodhimit turk nga ushtria izraelite në lagjen Shujaiyye të Gazës.

Qendra sqaroi se Turqia dhe Izraeli nuk angazhohen në asnjë tregti municioni, direkt apo indirekt, në lidhje me industrinë e mbrojtjes. Pamjet në fjalë, sipas qendrës, madje nuk paraqesin qartë pjesë të ndonjë municioni.

Për më tepër qendra turke shton se shprehja “made by” që shoqëron përgjithësisht prodhimet ndërkombëtare, nuk përdoret në industrinë turke të mbrojtjes.

“Made in” dhe “made by” janë dy fraza që përdoren shpesh kur i referohen origjinës ose prodhimit të një produkti, por ato kanë kuptime paksa të ndryshme.

“Made in” zakonisht i referohet vendit ose vendndodhjes ku është prodhuar ose montuar një produkt. Për shembull, një etiketë në një bluzë mund të thotë “Made in Bangladesh”, që tregon se veshja është prodhuar në atë vend.

Nga ana tjetër, “made by” zakonisht i referohet kompanisë ose individit përgjegjës për projektimin, krijimin ose prodhimin e një produkti. Për shembull, një bizhuteri e punuar me dorë mund të etiketohet si “Made by Yang”, duke treguar se Yang është artisti që krijoi këtë bizhuteri.

“Mos i besoni propagandës izraelite. Izraeli jo vetëm që po kryen gjenocid kundër popullit të Gazës, por gjithashtu përpiqet t’i mashtrojë ata në dëshpërim. Më parë pretendohej se Pakistani, i cili mbështet popullin e Gazës, furnizonte Izraelin me municion artilerie 155 mm dhe akuzat u mohuan kategorikisht nga zyrtarët pakistanezë”, deklaroi Qendra Kundër Dezinformimit në një deklaratë.

Kjo deklaratë vjen në mes të konfliktit të vazhdueshëm dhe dezinformimit që po qarkullon rreth konfliktit Izrael-Palestinë. Që prej nisjes së sulmit të Hamas në 7 tetor 2023, raportohen nga zyra e Kombeve të Bashkuara se janë regjistruar 28.473 palestinezë dhe 1.410 izraelitë të vrarë nga luftimet.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img