BallinaAktualitetDita e parë e shkollës, Tirana ndër kryeqytetet më ‘kaotike’ në rajon

Dita e parë e shkollës, Tirana ndër kryeqytetet më ‘kaotike’ në rajon

Sot nisi procesi mësimor në të gjithë vendin, por veçanërisht në Tiranë u shoqërua me një trafik të mbingarkuar.

Qytetarët u ankuan edhe në rrjetet sociale, duke shfaqur zemërim  për pritjet e gjata mëngjesin e kësaj të hëne.

Faktoje pyeti disa qytetarë të Tiranës.

Qytetari 1

Qytetari 2

Mbingarkesa e lartë u reflektua edhe në hartat e platformës Google Maps, ku pothuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit ishin me ngjyrë të kuqe, që dëshmojnë për trafik të rënduar.

Rrugët më të ngarkuara rezultuan Rruga e Elbasanit, Rruga e Dibrës, Rruga e Kavajës dhe hyrja në Tiranë nga Sheshi Shqiponja.

Policia e Shtetit, në një deklaratë në orët e para të mëngjesit garantoi mbarëvajtjen e efektit që sjell në qarkullim dita e parë e shkollës.

Faktoje pyeti në mesditë një përfaqësues të qarkullimit të kryeqytetit i cili tha se nuk kishte një koment shtesë për situatën.

Punimet e reja në rrugë- Një nga arsyet e trafikut të rënduar

Punimet në disa rrugë të kryeqytetit duket se kanë përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme trafikun.

Aktualisht në Tiranë po punohet tek Bulevardi Zogu i Parë dhe tek Rruga e Durrësit, dy akse kryesore për kryeqytetin.

Edhe më parë, në ditët e gushtit, Faktoje ka raportuar se si punimet në këto akse e kanë rënduar trafikun edhe në ato ditë të nxehta vere ku presupozohej që trafiku do të lehtësohej.

Tirana- një nga qytetet më me trafik në rajon

            Beograd, Serbi            

                        Sarajevë, Bosnje&Herzegovinë

Siç shihet qartë edhe nga këto imazhe të shkëputura nga Google Maps për ditën e sotme, kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë një trafik më të lehtë.

                                    Zagreb, Kroaci                                     

Podgoricë, Mal i Zi

Shkup, Maqedoni e Veriut

Në rajon, përjashtim bën Prishtina, e cila sikurse Tirana sot ka pasur probleme me qarkullimin.

Maps tregon se në orën e mëngjesit, rrugët kryesore të kryeqyetit të Kosovës kanë qenë të mbingarkuara.

Prishtinë, Kosovë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img