BallinaPertejShpenzimet për udhëtime të ministrisë pa portofol të Sipërmarrjes

Shpenzimet për udhëtime të ministrisë pa portofol të Sipërmarrjes

MERXHAN DACI & ANXHELA RUÇI

Si paguhen shpenzimet për udhëtimet zyrtare jashtë vendit të një ministri pa portofol, siç është ai për Mbrojtjen e Sipërmarrjes? “Faktoje” mori përgjigje nga kjo ministri, por vetëm për ministrin Eduard Shalsi dhe jo për udhëtimet e ministres së mëparshme Sonila Qato.

————————————————————————————————————————————————————-

Në 5 janar të vitit 2019, Eduard Shalsi u dekretua nga Presidenti i Republikës si ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Kjo ministri nuk ka portofol dhe është nën varësinë direkte të Kryeministrisë.

“Faktoje” ka shqyrtuar udhëtimet jashtë vendit të ministrit Shalsi që nga janari deri në qershor 2019. 

Gjithsej gjatë kësaj periudhe ministri ka kryer pesë udhëtime. 

Udhëtimi i parë ka qenë në mars dhe i fundit në qershor. Gjatë kësaj kohe, ministri Shalsi ka udhëtuar në Jordani, Serbi, Kroaci, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani e Madhe. 

Duke qenë se Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është pa portofol, shumica e udhëtimeve janë mbuluar nga Kryeministria dhe pjesa e mbetur nga organizatorët e eventeve ku ka marrë pjesë titullari. 

Udhëtimi i parë ishte në mars drejt Aqabës në Jordani për një vizitë studimore të organizuar nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar e Harvardit. Bileta e klasit “Economy” ka kushtuar 507 euro ndërsa akomodimi 596 euro

Bileta për në Jordani

Dieta ditore për këtë udhëtim ka qenë 240 dollarë, në përputhje me VKM-në “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”. 

Udhëtimi i dytë ishte një muaj më vonë drejt Beogradit për Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë rast të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Qeveria Serbe, ndaj ministria ka dërguar vetëm faturën për biletën e udhëtimit.

Bileta e Beogradit

Po në muajin prill, ministri Eduart Shalsi së bashku me kryeministrin Rama ka udhëtuar drejt Kroacisë për të marrë pjesë në samitin e 8-të të Platformës së Bashkëpunimit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës. 

Shalsi dhe Rama kanë udhëtuar drejt Dubrovnikut me helikopter, shpenzime të cilat janë mbuluar nga Kryeministria. Edhe për këtë udhëtim Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nuk disponon fatura. 

maj të këtij viti, Shalsi ka udhëtuar drejt SH.BA-së për një kurs javor, shpenzimet e të cilit janë ndarë midis organizatorëve dhe Kryeministrisë, siç thuhet në përgjigjen zyrtare të institucionit dërguar “Faktoje”. 

Bileta për në SH.B.A

Kryeministria ka paguar biletën e avionit, klasi “Economy”, me vlerë 1159 euro dhe dietën ditore 150 dollarë. Ndërsa akomodimi është paguar nga organizatorët. 

qershor, Eduart Shalsi ka udhëtuar si pjesë e delegacionit të kryeministrit për në Forumin e Ballkanit Perëndimor, i cili është organizuar në Britani. Shpenzimet për këtë udhëtim janë mbuluar nga Kryeministria. Bileta e avionit e klasit B, ka kushtuar 848 euro, ndërsa dieta ditore 80 euro. 

Biletat për në Londër

Për akomodimin një natë nuk ka të dhëna.  

Zyra e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Kryeministria nuk kanë dërguar të dhëna për udhëtimet zyrtare të ministres paraardhëse Sonila Qato, e cila ka qenë në detyrë nga 10 shtatori 2017 deri në fillim të janarit të këtij viti. 

 

*Fotoja kryesore: Publikuar më parë në Hapur.al

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img