BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëShkodra/Qyteti i traditës së biçikletave, pa rrugë me korsi të dedikuara

Shkodra/Qyteti i traditës së biçikletave, pa rrugë me korsi të dedikuara

Edhe pse qyteti i Shkodrës është i njohur për traditën e përdorimit të biçikletave, infrastruktura për mjetin me dy rrota, aq shumë të dashur për shkodranë mungon, pavarësisht premtimeve për përmirësimin e saj nga viti 2015.

—————————-

Krijimi i korsive të biçikletave dhe respektimi i sinjalistikës, ka qenë një premtim i kryebashkiakes Voltana Ademi prej zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Ky premtim u ripërsërit edhe në vitin 2019, por pavarësisht fondeve të parashikuara në buxhet, situate vijon të mbetet problematike.

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë Shkodër, për të mësuar investimet që janë bërë nga ky institucion dhe për të parë nëse ky premtim është përmbushur pas 6 vitesh.

Në përgjigjen e saj, bashkia Shkodër nuk na informon mbi investimet e kryera, por për ato që planifikon të kryejë.

Në 25 shtator 2021 në Shkodër u zhvillua festa për “Ditën e Biçikletave” , por  edhe këtë ditë shkodranët nuk kishin korsitë e tyre të biçikletave. Gjatë kësaj dite, pamjet nga rrugët këtij qyteti në lidhje me kalimin e çiklistëve ishin këto:

*Sheshi Parruce Shkodër

*Sheshi Parruce Shkodër

“Çdo muaj ka mesatrisht 3-4 aksidente ku të dëmtuar janë përdoruesit e biciketave”- shprehet Valmir Nikolli, Shefi i Qarkullimit në DVP Shkodër. Megjithatë ai thotë që këto të dhëna janë relativisht të ulta, duke marrë në konsideratë përdorimin e gjërë të bicikletave në Shkodër dhe qarkullimin kaotik dhe në mungesë të theksuar të infrastrukturës dhe sinjalistiks që Shkodra ka.

“Që nga lagjia Xhabije deri në unazë ka korsi me biçikleta. Sigurisht qytetarët duhet të tregohen më të ndërgjegjshëm, që të mos zënë korsinë e bicikletave me makina dhe policia të bëj punën e saj në këtë drejtim” – shprehet Gentian Mema Drejtori i Drejtorisë së Turizmit  në Bashkinë Shkodër.

Projektet

Në planin e Zhvillimit të Territorit të  Bashkisë Shkodër është përcaktuar se rrjeti i lëvizjes me biçikleta dhe transporti publik do të në 4 module kryesore.

Por deri më tani është miratuar dhe tenderuar vetëm projekti i rrugës Shirokë – Zogaj. Kjo rrugë është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Është shpallur gara për kompaninë e ndërtimit që do të zbatojë projektin dhe me datë 10 tetor 2021 do të hapen ofertat.  Rruga është rreth 6 km, 6 metra e gjerë, me korsi biçikletash dhe trotuar për këmbësorët. Projekti është përgatitur nga Bashkia Shkodër, do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të financohet nga një kredi që Qeveria Shqiptare ka marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe një grant nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë në Këshillin Bashkiak ende nuk ka kaluar plani i mobilitetit ku përfshihen edhe korsitë e biçikletave, i cili edhe vitin e shkuar u shty për shkak të situatës së Covid 19.

Nisur nga gjetjet e Faktojes premtimin e kryebashkiakes Voltana Ademi për korsitë e biçikletave, do ta kategorizojmë gjysmë të mbajtur.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img