Samiti i Klimës nuk nxiti bllokimin e bujqësisë, por zhvillimin e kulturave të reja

452

I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, nuk kërkoi reduktimin e bujqësisë në ferma në një samit të ndryshimeve klimatike në maj. Fjalët e tij për inovacionin në krijimin e kulturave bujqësore më pak të dëmshme ndaj klimës janë keqinterpretuar.

Më 10 maj, i dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry foli për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë nga sektori bujqësor për të luftuar ndryshimet klimatike në Misionin treditor të Inovacionit të Bujqësisë (AIM) për samitin e Klimës në Uashington.

Por përdorues të rrjeteve sociale kanë keqinterpretuar fjalën e tij në samit, teksa shpërndajnë postime si ky më poshtë.

“Sipas Xhonit fermerët nuk duhet të mbjellin më arat e tyre sepse njerëzit do ushqehen me frymën e shenjtë.”

Screenshot nga postimi në facebook

Postimi i këtij profili në rrjetin social Facebook ka marrë dhjetra reagime. Por verifikimet tregojnë se pretendimet e ngritura nga ky përdorues dhe dhjetra të tjerë në mbarë botën, nuk kanë asnjë bazë vërtetësie.

Kolegët tanë të Reuters kanë verifikuar se Kerry nuk sugjeroi konfiskimin e fermave në samit dhe aq më pak faktin se fermerët nuk duhet të mbjellin më tokat e tyre.

Një video e komenteve të Kerryt, në ditën e fundit të samitit, mund të shihet (këtu). Një rishikim i vërrejtjeve të tij përgjatë samitit verifikon se ai nuk përmendi konfiskimin e fermave ose blerjen e fermave të tyre. 

Në samit, Kerry tha se inovacioni në krijimin e kulturave elastike dhe aditivëve të rinj të ushqimit “pa kostot e larta mjedisore dhe klimatike” dhe vendosja e këtyre kultivarëve të rinj në dispozicion të fermerëve është thelbësore për të luftuar ndryshimet klimatike.

Po ashtu, një zëdhënës i Kerry-t tha se ai nuk deklaroi apo nënkuptoi bllokime apo për konfiskime të fermave në samit dhe se “Kerry beson se adresimi i krizës klimatike do të kërkojë bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me fermerët e Amerikës”.