Kryetari I Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, premtoi 9 ditë para zgjedhjeve lokale se Sarandës do t’i shtohet një terminal për autobusët interurbanë me qëllim përmirësimin e trafikut.

Faktoje.al verifikoi në terren se terminali për autobusët interurbanë do të ndërtohet në zonën e Qafë Gjashtës, punimet e së c  ilës kanë filluar, por janë në tejkalim afati për përfundimin e tyre.

Vjolanda Peca

Më 5 maj 2023 Oltion Çaçi asokohe kandidat për bashkinë Sarandë u shpreh para dhjetëra sarandiotëve të mbledhur në shëtitoren e qytetit se do të ndërtohet një terminal interurban me qëllim lehtësimin e trafikut.

“Vetëm përpara” për përmirësimin urgjent të rrugëve dhe trafikut…ndërtimin e një terminali model për autobusat interurbanë në hyrje të Sarandëstha Oltion Çaçi.

Faktoje.al i drejtoi Bashkisë Sarandë një kërkesë për informacion për t’a pyetur konkretisht mbi planin e trumbetuar në pikun e fushatës.

Në përgjigjën e saj, Bashkia Sarandë tha: “Në qytetin e Sarandës po kryhen punime në infrastrukturën rrugore dhe gjithashtu ka nisur ndërtimi i Terminalit të Linjave të Transportit Publik për të shmangur kalimin e mjeteve të rënda siç janë edhe Autobuzat.”

Faktoje.al u nis më 15 nëntor 2024 drejt Sarandës për të verifikuar nëse kishte nisur ndërtimi (siç thuhej në përgjigjen e bashkisë) dhe nëse po, deri në çfarë faze ishin punimet për terminalin e ri.

Terminali i ri është vendosur  të ngrihet në rrugën “Skënderbeu” në zonën e Qafë Gjashtës.

Nga verifikimet në terren na rezultoi se  “Fondi Shqiptar i Zhvillimit” është investitori i projektit. Në hyrje të sipërfaqes së rrethuar për ndërtim është vendosur  një tabelë  ku tregon afatin e realizimit të punimeve që është 14 muaj kalendarikë.

*tabela e punimeve të terminalit interurban

Punimet kanë nisur më 10 nëntor 2023, por gjatë verifikimit në terren respektimi i afateve të vendosura duket i vështirë.

Pamje nga kantieri i ndërtimit të terminalit interurban të autobusëve 15 nëntor 2024

Inxhineri i Ndërtimit, Esat Dervishi u shpreh në një bisedë telefonike se punimet do të mbyllen në shkurt ose mars të vitit 2025.

Punimet kanë nisur në nëntor të 2023, por për shkak të sezonit turistik janë pezulluar muajt e verës. Jemi në proces e sipër,” tha për Faktoje.al z.Dervishi.

Ku po qëndrojnë autobusët ndërqytetas aktualisht?

Krah parkut që banorët e quajnë “Shatërvani” shtrihen rrugica te ngushta ku shohim të parkuar autobusët ndërqytetas.

*Vendqëndrime të autobusëve interurbanë më 16 nëntor 2024

Shumë pranë vendqëndrimit gjendeshin edhe agjensitë të udhëtimit.

*disa nga agjensitë e udhëtimit, përballë parkut “Shatërvani”

Nga fillimi i punimeve në nëntor të 2023 deri në dhjetor të 2024 kanë kaluar 13 muaj, dhe deri me mbylljen e tyre, në rastin më të mirë në shkurt të 2025, banorët e Sarandës do të vërtiten për të udhëtuar (jashtë qytetit) tek parku i njohur ndryshe si “Shatërvani”, aty ku ngjitur saj në disa rrugica stacionohen disa nga autobusët ndërqytetas.

Përfundime

Premtimin e kryebashkiakut të Sarandës, Oltion Çaçi për ndërtimin e një terminali interurban bazuar nga verifikimet në terren (qe lidhen me afate konkrete) do t’a kategorizojmë deri më tani si pjesërisht të mbajtur.

*Faktoje.al, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.