.

.

BallinaProjekteQendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit PerëndimorNarrativa e ricikluar ruse për zhdukjen e Ukrainës dhe NATO-s     

Narrativa e ricikluar ruse për zhdukjen e Ukrainës dhe NATO-s     

Në korrik, Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, deklaroi se Rusia duhet të synojë zhdukjen e Ukrainës dhe NATO-s. Deklarata u shpërnda masivisht edhe në mediat shqiptare, duke përphapur retorikën ekstremiste të Kremlinit, që portretizon NATO-n me një kërcënim ekzistencial ndaj Rusisë. Këto lloj lajmesh, synojnë të nxisin frikë dhe pasiguri tek audienca, ndaj mediat nevojitet të jenë të kujdesshme në publikimin copy-paste të këtyre narrativave deiznformuese me qëllime destabilizuese.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që ‘rruga e pakthyeshme’ e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës ose me zhdukjen e NATO-s. Ose edhe më mirë – zhdukja e të dyjave”.

Kjo deklaratë e ish presidentit rus Medvev u shpërnda masivisht në mediat shqiptare në mesin e muajit korrik, me titullin: “Ish presidenti rus kërcënon: Moska duhet të synojë zhdukjen e Ukrainës dhe NATO-s”.

Ky ishte një reagim I Medvedev pas diskutimeve në samitin e NATO-s në Uashington, për t’i dhënë anëtarësimin përfundmtar Ukrainës në aleancën veriatlantike. Deklarata përmban tone urrejtjeje dhe terma që nxisin emocione negative tek audienca, një taktikë e njohur tashmë nga Rusia për të justifkuar agresionin ndaj Ukrainës.

Kjo narrativë, e shpërndarë nga Dmitry Medvedev, përpiqet të krijojë një ndarje mes Ukrainës dhe NATO-s, duke portretizuar aleancën si një kërcënim ekzistencial për Rusinë dhe duke sugjeruar se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO do të çojë në shkatërrimin e saj ose të NATO-s. Ky mesazh kërkon të nxisë frikën dhe pasigurinë, si në Ukrainë ashtu edhe në vendet anëtare të NATO-s, duke promovuar skenare apokaliptikë të zhdukjes së të dyja palëve. Elementët tipikë që identifikojmë te kjo narrativë dezinformuese janë:

Demonizimi i NATO-s: Pretendimi se NATO është një kërcënim ekzistencial që duhet zhdukur, sugjeron një armiqësi të panevojshme dhe i paraqet veprimet e NATO-s si agresive, ndonëse ajo është një aleancë mbrojtëse.

Nxitja e frikës për shkatërrimin e Ukrainës: Kjo përpjekje për të krijuar panik për fatin e Ukrainës synon të shkurajojë popullin ukrainas dhe të minojë mbështetjen ndërkombëtare për vendin.

Screenshot I titujve të disa portaleve që shpërndanë deklaratën e Medvedev

Nga një kërkim online gjetëm se deklarata është publikuar nga media britanike “Sky News”  ku thuhet se Medvedev ka kritikuar premtimin e NATO-s për të mbështetur Kievin në rrugën e tij drejt anëtarësimit.

Diplomati Agim Nesho, njohës i çështjeve ndërkombëtare jep këtë shpjegim mbi narrativën e shpërndarë nga zyrtrët rusë që gjen hapësira edhe në mediat shqiptare:

Ekzistenca apo jo e NATO-s nuk varet nga dëshirat dhe veprimet e shteteve të tjera për arsye se ajo është organizata më e fuqishme e sigurisë botërore. Deklarata të tilla tregojnë që provokimet e Rusisë nuk do të përfundojnë me Ukrainën, por ajo do të provokojë në rajone të tjera europiane për të ‘detyruar’ Bashkimin Europian të negociojë për zona të reja influence.

Dimitry Medvedev është bërë një nga figurat më radikale të Kremlinit gjatë luftës dhe është i njohur për deklaratat e tij provokuese vecanërisht ndaj aleatëve perëndimorë të Ukrainës. Nga një kërkim I Faktoje rezulton se një deklaratë e ngjashme nga Medvedev është përhapur në mediat shqiptare edhe një vit më parë.  “Ukraina duhet të zhduket, askush s’ka nevojë për të”.

Narrativa të tilla dhe titujt bombastikë përdoren shpesh në prag ose gjatë  ngjarjeve të mëdha politike dhe ushtarake, siç ështe samiti vjetor i NATO-s.

Lajm më të njëjtën narrativë dhe personazh publikuar në vitin 2023  

Përfundim:

Deklarata e ish presidentit rus Dimitri Medvedev për zhdukjen e Ukrainës dhe NATOS është një përpjekje për të minuar sovranitetin e Ukrainës dhe për të krijuar një keqkuptim të rolit të NATO-s. Në fakt, NATO është një aleancë mbrojtëse, e krijuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, dhe anëtarësimi në të është një proces vullnetar që bazohet në zgjedhjen e secilit shtet.  

Përpjekjet për të portretizuar NATO-n si një agresor dhe Ukrainën si një viktimë të ardhshme janë të pabazuara dhe pjesë e një fushate të gjerë dezinformimi nga Rusia. Kjo retorikë synon të diskreditojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën dhe për të ruajtur stabilitetin.

Kjo narrativë është gjithashtu një shembull i retorikës së ashpër që përdoret për të arsyetuar veprimet agresive të Rusisë në Ukrainë dhe për të justifikuar qëndrimin anti-NATO të Kremlinit. Në realitet, NATO vepron në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rregullat ndërkombëtare, duke mbrojtur paqen dhe sigurinë globale.

*Ky shkrim është prodhuar si pjesë e iniciatiavës rajonale Qendra Kundër Dezinformiminit e Ballkanit Perëndimor

Redaktoi: Viola Keta & Aimona Vogli

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img