Tradhtia nuk do të dënohet me burg, siç pretendohet në artikujt e shpërndarë në mediat online. Ndryshimet në projektligjin e hedhur për diskutim ndalojnë bigaminë, lidhjen e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë.

——————————-

Raportime të shpërndara në mediat në vendin tonë pretendojnë se do të dënohen me 3 vite burg ata që tradhtojnë në çift. Portalet e mbështesin këtë, duke iu referuar disa ndryshimeve që po bëhen në kodin e familjes.

Ndryshime në Kodin Penal! Në burg kush tradhton: deri në 3 vjet!”-raportohetmedia të ndryshme online në vendin tonë.

Artikujt e shpërndarë në portale

Mirëpo, duket se në këtë rast kemi të bëjmë me një keqkuptim nga mediat, ose në disa raste edhe abuzim me titujt me qëllim tërheqjen e lexuesve.

Kjo është sqaruar në një intervistë për edhe nga gazetarja Anila Hoxha, e cila bën të ditur se me ndryshimet e propozuara, dënohet bigamia.

“Me kodin e ri, nëse miratohen ndryshimet, nuk lejohet bigamia. Bigamia, lidhja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Lidhja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë dënohet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet. Kjo është për të dyja gjinitë, do të përfshijë dhe të huajt. Parashikohet gjithashtu dënime alternative, edhe qortime duke i lënë mundësi gjykatës që të gjykojë bazuar mbi rastin e paraqitur”-tha gazetarja Anila Hoxha.

Në një tjetër intervistë, gazetarja sqaroi: “Nuk përfshihet si krim as bashkëjetesa dhe as tradhtia”.

Në një faksimile të nenit përkatës të projektligjit të bërë publike në media, konfirmohet formulimi i mësipërm mbi bigaminë: “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.