Pretendimi: Makinat elektrike dëmtojnë shëndetin për shkak të ekspozimit ndaj fushave elektrike dhe magnetike
Verdikti: I pavërtetë
“A duhet të blej një makinë elektrike? Unë do të thosha jo”. Kjo është këshilla që shoqëron një video të ndarë së fundi në rrjet, duke alarmin për rrezatimin e dëmshëm nga përdorimi i mjeteve elektrike.
Në video shfaqet një person, i cili përdor një pajisje matëse për fushat elektrike të quajtur matës Gauss pranë karikuesve të makinave elektrike. Sa më shumë që i afrohet karikuesve aq më shumë fillon të rritet vlera në aparatin matës. Pamjet shfaqin një vlerë emetimi nga aparati Gauss deri në 10 mikrowat/m2.
Duke treguar pasojat e helmimit të njeriut nga fushat elektrike dhe magnetike, postimi arrin në përfundimin se makinat elektrike nuk duhet të përdoren nga njeriu.
Bëhet fjalë për një keqinterpretim të vlerave të fushave që krijohen nga pajisjet elektrike.
Nevojitet të sqarohet se cdo pajisje elektrike në shtëpinë tonë krijon fusha elektrike dhe magnetike (EMF). Sigurisht, dëmi ndaj shëndetit nga këto frekuenca fillon në varësi të ekspozimit në vlera të larta ndaj këtyre frekuencave.
Sipas ekspertit Azmer Duleviç ky pretendim është i pavërtetë. “Edhe po ta vendosësh aparatin Gauss pranë telefonit apo afër një kabine elektrike, ai do të tregojë ndryshime në vlera. Kjo nuk do të thotë se përbën rrezik për shëndetin”, shprehet z. Duleviç.
Nivelet e ekspozimit ndaj EMF në nivel ndërkombëtar janë caktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jojonizues (ICNIRP). Ai i mbështet udhëzimet e tij në vlerësime gjatë shumë viteve të literaturës shkencore të rishikuar nga kolegët në lidhje me efektet shëndetësore nga ekspozimi ndaj EMF. ICNIRP është një organizatë joqeveritare e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në vitin 2020, OBSH përditësoi Udhëzimet e saj ndërkombëtare ICNIRP për kufizimin e ekspozimit ndaj fushave më të mëdha elektromagnetike që variojnë nga 100 KHz (kilohertz) në 300 GH (gigahertz).
Udhëzimet aktualisht specifikojnë se njerëzit nuk duhet të ekspozohen në punë ndaj densitetit të rrymës elektrike në kokë, qafë dhe trungun e trupit prej më shumë se 10 mA/m2.
Një kufi më i ulët prej 2 mA/m2 është dhënë për popullatën e përgjithshme duke llogaritur fëmijët dhe njerëzit që mund të jenë më të ndjeshëm.
Shprehja 10 mA/m2 përfaqëson një matje të densitetit të rrymës elektrike. Përkthehet si “10 miliamper për metër në katror”.
Në Shtetet e Bashkuara, nuk ka kufizime federale për ekspozimin e përgjithshëm të EMF, por disa shtete kanë nxjerrë kufizimet e tyre. Gjithashtu, një sërë agjencish qeveritare federale kanë përgjegjësinë për menaxhimin e ekspozimit të EMF nga produkte dhe teknologji të caktuara.
Shumica e kërkimeve për lidhjen midis fushave magnetike dhe kancerit janë përqendruar në leuçeminë pediatrike. IARÇ në 2002 e klasifikoi këtë lidhje si “mundësisht kançerogjene”, duke e mbështetur këtë konstatim në studime epidemiologjike. Megjithatë, provat janë të dobëta dhe nuk ka mekanizma biologjikë të pranuar që lidhen me rreziqe nga ekspozimet në nivele të ulëta, si ato që ndodhin zakonisht nga makinat elektrike.
Disa studime kanë shqyrtuar lidhjen e ekspozimeve me sëmundje të tjera, si depresioni dhe çrregullimet kardiovaskulare, por këto prova janë gjithashtu të dobëta. OBSH ka arritur në përfundimin se lidhjet mes fushave magnetike dhe këtyre sëmundjeve janë të paqarta dhe shpesh të pavërtetueshme.
Duke marrë parasysh provat shkençore dhe analizat e ekspertëve, frika nga blerja e makinave elektrike për shkak të rreziqeve shëndetësore është e pabazuar. Ekspozimi ndaj fushave magnetike ELF në nivele të zakonshme nuk përbën rrezik për shëndetin.