.

.

BallinaBurokraciGjashtë muaj pandemi, shumë pikëpyetje dhe refuzim ligji nga "shëndetësia"

Gjashtë muaj pandemi, shumë pikëpyetje dhe refuzim ligji nga “shëndetësia”

Në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, “Faktoje” numëron dhjetëra pyetje të mbetura pa përgjigje nga ministritë. Ministria e Shëndetësisë është institucioni së cilit gjatë pandemisë i jemi drejtuar vazhdimisht për informacion mbi situatën nga Covid-19, por detyrimit ligjor, institucioni i është përgjigjur me refuzim. Aktualisht nuk dihet sa tamponë kryhen në laboratorët publikë dhe sa në privat, cilat janë protokollet e mjekimit për personat e prekur nga koronavirusi dhe a kryen Ministria e Shëndetësisë analiza post-mortum, a ka ajo në plan të ndërmarrë nisma për testime serologjike siç ka premtuar.


Ministria e Shëndetësisë vijon të mbetet ndër institucionet më jotransparente edhe gjatë periudhës së pandemisë. Raportimi i rregullt përmes konferencave për shtyp apo aktivitetet e titullarëve të ministrië që shpërndahen me video, nuk u japin dot përgjigje shumë pikëpyetjeve mbi situatën e krijuar nga pandemia.

“Faktoje”, në mënyrë të herëpasëhershme ka dërguar kërkesa për informacion tek Ministria e Shëndetësisë, me qëllim marrjen e informacioneve të cilat konsiderohen publike, por është përballur me refuzim nga ky institucion.

Më 5 shtator, “Faktoje” pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me testet molekulare, serologjike si dhe përllogaritjen e mortaliteteve.

Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë

Megjithëse një detyrim ligjor, Ministria e Shëndetësisë, përtej afateve, nuk vë në dispozion asnjë përgjigje. “Faktoje” e ankimoi moskthimin e përgjigjes te Komisioneri për të Drejtën e Informimt më 21 shtator.

Ankimimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit

Edhe pas ankimit te Komisioneri, ende nuk kemi marrë një përgjigje.

Aktualisht nuk dihet se sa testime dhe në sa laboratorë publikë kryhen ato. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se me mbërritjen e vjeshtës do dyfishoheshin testimet për persona të dyshuar me Covid-19, por megjithatë kjo nuk ndodhi.

Nga ana tjetër, ekspertët rekomandojnë kryerjen e së paku 2,500 testimeve në ditë, me qëllim pasjen e një pasqyre të saktë të pandemisë Covid-19.

Po ashtu, ministrja Manastirliu deklaroi se do kryeheshin testime serologjike në një kampion popullsie me qëllim pasjen e një panorama lidhur me krijimin e antirupave, por deri më tani edhe ky premtim nuk është mbajtur.

Të paqarta mbeten përllogaritjet për vdekshmërinë nga Covid-19 dhe protokollet e mjekimit të personave të hospitalizuar, por i gjithë ky informacion që kërkohen në mënyrë të vazhdueshme nga Faktoje, vazhdon të refuzohet nga ministria e Shëndetësisë.

*Foto kryesore është marë nga rrjeti social “Facebook” i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img