BallinaBurokraciMinistria e Shëndetësisë “hermetike” në dhënien e informacionit

Ministria e Shëndetësisë “hermetike” në dhënien e informacionit

 

Në situatën e krijuar nga Covid-19 nevoja për informacion është më e madhe sidomos në lidhje me institucionet e shëndetësisë. “Faktoje” ka tentuar disa herë të komunikojë me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me disa tema që kanë lidhje me situatën e pandemisë, përmes kërkesave për informacion. Deri tani mbetemi ende pa përgjigje për numrin e tamponëve, numrin e maskave e dorezave të shpërndara për mjekët nëpër spitalet rajonale, etj.

Në datën 25/03/2020 ne dërguam këtë kërkesë për informacion për të cilën nuk kemi ende një përgjigje.

Në datën 27/03/2020  ne dërguam një tjetër kërkesë për informacion,  por edhe këtë herë nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Kujtojmë se  institucione ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë qenë shumë herë më të gatshme për të dhënë informacione në lidhje me Covid-19 sesa Ministria e Shëndetësisë apo eshe ISHP.

Mungesa e këtyre informacioneve pengon punën tonë si gazetarë dhe ndikon në mosinformimin në kohë dhe saktë të qytetarëve në lidhje me situatën, në një kohë kur lajmet e rreme dhe keqinformimi përhapen me shpejtësi.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img