BallinaBurokraci11 kërkesa, asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë qëkur nisi pandemia e Covid-19!

11 kërkesa, asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë qëkur nisi pandemia e Covid-19!

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka nisur të shumëfishohet javët e fundit, pas një periudhe kur u duk se ato po vinin drejt rënies. Aktualisht, i vetmi spital i cili po ofron shërbimin për këta pacentë është ai Infektiv në QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi në datën 18/05/2020 mbylljen e spitalit Covid 2 tek  “Shefqet Ndroqi” dhe rikthimin e tij në funksionimin normal për pacientët. Me nisjen e pandemisë pati angazhime të qeverisë për ngritjen e spitaleve  të cilat do të shërbenin si mbështetëse për pacientët me Covid-19.

Në datën 26 mars Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan ambientet e ish-universitett “Kristal” në Tiranë, të cilat do të ktheheshin në  spital të ri për ata pacientë të prekur nga COVID-19, me gjendje shëndetësore të përmirësuar, por kanë ende nevojë të mbahen nën vëzhgim.

“Sfida është që për 30 ditë ta bëjmë spital. 30 ditë”!-kjo është deklarata që kryministri Rama bëri gjatë inspektimit të ambienteve.

Faktoje u interesua mbi punimet dhe vënien në funksion të spitalit të premtuar se do vihej në fuknsion në 27 prill. Ne nuk na u lejua të hynin brenda mjedisve të ndërtesës e cila ruhet nga forcaa të ushtrisë, por fakt është që ende edhe sot , një muaj nga skadimi I afatit të vendosur nga kyeministri Rama, kjo ndërtesë nuk ka nisur të funkdionojë si spital.

Pamje nga punimet për spitalin në 24/04/2020

Që prej datës 7 prill 2020  Faktoje në mënyrë të përsëritur ka kërkuar të marrë informacion nga zyra e shtypit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nga koordinatori për të drejten e informimit për ecurinë e këtij spitali. Por deri më sot nuk kemi marrë përgjigje edhe ose janë tejkaluar afatet ligjore. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, nisur edhe nga situate e krijuar, Faktoje ka dërguar 11 kërkesa për informacion kësaj Ministrie, (pa llogaritur kërkesat dërguar institucioneve bë varësi si ISHP, etj.) dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Atëherë kur duhej më shumë transparencë mbi situatën nga pendemia, Ministria e Shëndetësisë ka lënë në heshtje të gjitha kërkesat që e ka detyrim me ligj t’u përgjigjet.

Kërkesa për informacion:

Ne ndoqëm gjithashtu edhe rrugën ligjore të ankimimit të këtij institucioni  te Komisioneri i të drejtës për informim,  i cili dërgoi një urdhëresë këtij institucioni për të kthyer përgjigje deri në datën 27 maj 2020 .

 

Në 27/05/2020 kur ishte afati sipas urdhëresës, Ministria e Shëndetësisë është treguar e vendosur të mos kthejë përgjigje. Faktoje është e vendosur të kërkojë me ngulm informacionin që çdo institucion është i detyruar me ligj,i cili parashikon edhe penalitete në rast të shkeljes së afateve. Rasti i kërkesës mbi ecurinë e spitalit Covid 4 lidhet me shpenzimet e parashikuara të kryhen si dhe me personelin dhe paisjet e parashikuara për ta bërë atë funksional .

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img