BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingE drejta për informim përballë Agjencisë për Median dhe Informimin

E drejta për informim përballë Agjencisë për Median dhe Informimin

Funksioni i Agjencisë për Median dhe Informim, çfarë ndryshimi do të sjellë struktura prej 69 punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit dhe a e centralizon kjo agjenci informacioni për gazetarët dhe qytetarët, duke e cënuar ligjin për të Drejtën e Informimit, ishte në thelb të seancës dëgjimore të zhvilluar këtë të mërkurë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë. E inicuar nga opozita, drejtori i kësaj agjencie Endri Fuga dhe Drejtoresha e Departamentit Regullator dhe Përputhshmërisë njëkohësisht zv. sekretare e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, dhanë detaje për këtë strukturë jo rrallë të kontestuar në media.

Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin Endri Fuga dhe Drejtorja e Departamentit Regullator dhe të Përputhshmërisë dhe zv. sekretare e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona raportuan në Komosionin e Medias në Kuvend, në një seancë të kërkuar nga opozita. Deputetja demokrate Ina Zhupa u ka drejtuar rreth 15 pyetje në lidhje me funksionimin e AMI-n dhe ndër çështjet më të diskutuara kanë qenë: modeli i funksionimi të kësaj agjencie, emërimi i zëdhënësve për shtyp të ministrive nga drejtori agjencisë dhe jo nga ministrat, centralizimi i informacionit tek kjo agjenci dhe cënimi i ligjit për të drejtën e informimit për median dhe për qytetarët.

Modeli gjerman dhe italian?

Sipas Vendimi të Këshillit të Ministrave, aktit që rregullon funksionimin e kësaj agjencie, zëdhënësit e e shtypit të ministrive duhet të emërohen nga Drejtori i Agjencisë së Medias dhe Informimit dhe jo prej ministrave përkatës.

Kreu i Agjencisë për Median dhe Informimin u shpreh se modeli i kësaj agjencie është mbështetur tek ai gjerman, duke shtuar se ka patur dhe vizita dhe takime me drejtorin e ri të Agjencisë Federale për Shtypin dhe Informimin.

“Kjo agjenci ka marrë për bazë një model, nuk është një shpikje shqiptare. Ka marrë për bazë një model dhe qoftë misioni, qoftë funksionet, ndarja e departamenteve janë nga një model, që nuk është i panjohur, por është modeli gjerman i Agjencisë Federale për Shtypin dhe Informimin”- u shpreh Fuga, gjatë seancës dëgjimore.

Ndërkohë që gjatë sqarimeve teknike të pyetjeve të opozitës zv. sekretarja e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, lidhur me çështje teknike për hartimin e Vendimit të Këshilli të Ministrave ku mbështetet krijimi i kësaj Agjencie, është shprehur se krahas modelit gjerman, një tjetër model referencë është dhe ai italian.

Por në shtator të vitin 2021, kur kjo agjenci u prezantua për herë të parë, Faktoje verfikoi se modeli gjerman që merret si referencë nuk është një strukturë identike me AMI dhe dallimi nis që nga mënyra se si emërohen zëdhënësit e ministrive.

Një prej përfaqësuesve të zyrës së shtypit të qeverisë gjermane na informoi në atë kohë se Zëdhënësi i qeverisë flet për Kancelarinë Federale dhe Qeverinë Federale në tërësi. Ministritë individuale vendosin vetë për emërimin e zëdhënësve në autoritetin e tyre.

*Përgjigja zyrtare nga zyra e shtypit të qeverisë gjermane

Një gjë të tillë na e konfrimuan dhe dy organizata të verfikimit të fakteve që funksionojnë në Gjermani:

“Me sa di unë nuk ka një agjenci të tillë në Gjermani, unë kurrë nuk kam dëgjuar për të. Zëdhënësit e shtypit të ministrave emërohen nga ministrat. Ndoshta ka një keqkuptim. Në Gjermani kemi nga njëra anë zyrën e shtypit të qeverisë, por ajo nuk flet për të gjitha ministritë. Ne kemi diçka të quajtur “Bundespressekonferenz“, por kjo nuk është një agjenci qeveritare, por një organizatë e pavarur, kryesisht e gazetarëve. Ata organizojnë konferenca zyrtare për shtyp të qeverisë dhe nuk caktojnë zëdhënës.”-shkruhet në përgjigjen e Correctiv.org

Edhe përfaqësuesit e organizatës Pagella Politica, na konfirmuan se nuk kanë dëgjuar për një strukturë të tillë në Itali.

Një agjenci për më shumë informacion, por ai vjen me pikatore

Shtimi i një strukture të re për median dhe informimin që duhet të siguronte më shumë qasje në informacionin për gazetarët dhe publikun, nuk po ndodh.

Sipas drejtorit të Agjencisë, gazetarët duhet të vijojnë të kontaktojnë zëdhënësit e ministrive për çështje që janë targër i ministrive. Për çështje si rasti i Paketës së Rezistencës Sociale, që kërkon koorndinimin e të disa institucioneve duhet roli i agjencisë, e cila do të shërbejë për të shkurtuar kohë.

“Zëdhënësit bëjnë të njëjtën punë që bënin dhe më parë, e vetmja gjë që ka ndryshuar është që ka një koordinim më të mirë për çështje të cilat prekin disa ministri bashkë”, u shpreh Fuga.

Por nga ajo që Faktoje ka konstatuar gjatë muajve të fundit, që koinçidon me periudhën e nisjes së funksionimit të Agjencisë së Medias, përgjigjja e kërkesave për informacion vijon të jetë në shumë raste përtej afatit ligjor çka detyron gazetarët të vijojnë me procesin e ankimimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Duket se institucionet publike po bëjnë një “ping-pong” me gazetarët në përgjigjet për kërkesat për informacion, një e drejtë që sigurohet nga Ligji për të Drejtën e Informimit.

Një mënyrë e re përgjigjeje klishe, në vend të informacionit,  dërgohet duke cituar nenin 3 të ligjit “Për të drejtën e informimit”, duke e kufizuar përgjigjen në dërgimin e dokumentit.

Një agjenci modeste në buxhet dhe në asete

Duke iu referuar agjencisë që drejton që prej muajit Janar, drejtori Fuga e konsideroi atë si “një agjenci modeste në buxhet dhe në asete”.

Aktualisht agjencia finacohet tërësisht nga buxheti i shtetit dhe në organikën e saj janë 69 punonjës dhe 6 drejtori: drejtoria e informimit të qytetarëve, drejtoria e informimit të medias, drejtoria e informimit të institucioneve, drejtoria e koordinimi të ministrive dhe agjencive, drejtoria e produksionit dhe eventeve, drejtoria e financave.

Sipas raportimi të zonjës Kokona, zv. sekretare e Këshillit të Ministrave, buxheti i kësaj agjencie që është parashikuar përpara se kjo strukturë të ndërtohej dhe ndahet në 4 zëra:  paga = 80 milion lekë, sigurime = 12 milion lekë, shpenzime kapitale = 90.5 milion lekë dhe zëri shërbime operative = 48 milion lekë.

Duke iu referuar zërit të shpenzimeve kapitale, të dy theksuan se se është një zë që është subjekt ndryshimi në të ardhmen.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img