Sot nisi procesi mësimor në të gjithë vendin, por veçanërisht në Tiranë u shoqërua me një trafik të mbingarkuar.
Qytetarët u ankuan edhe në rrjetet sociale, duke shfaqur zemërim për pritjet e gjata mëngjesin e kësaj të hëne.
Faktoje pyeti disa qytetarë të Tiranës.
Qytetari 1
Qytetari 2
Mbingarkesa e lartë u reflektua edhe në hartat e platformës Google Maps, ku pothuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit ishin me ngjyrë të kuqe, që dëshmojnë për trafik të rënduar.
Rrugët më të ngarkuara rezultuan Rruga e Elbasanit, Rruga e Dibrës, Rruga e Kavajës dhe hyrja në Tiranë nga Sheshi Shqiponja.
Policia e Shtetit, në një deklaratë në orët e para të mëngjesit garantoi mbarëvajtjen e efektit që sjell në qarkullim dita e parë e shkollës.
Faktoje pyeti në mesditë një përfaqësues të qarkullimit të kryeqytetit i cili tha se nuk kishte një koment shtesë për situatën.
Punimet e reja në rrugë- Një nga arsyet e trafikut të rënduar
Punimet në disa rrugë të kryeqytetit duket se kanë përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme trafikun.
Aktualisht në Tiranë po punohet tek Bulevardi Zogu i Parë dhe tek Rruga e Durrësit, dy akse kryesore për kryeqytetin.
Edhe më parë, në ditët e gushtit, Faktoje ka raportuar se si punimet në këto akse e kanë rënduar trafikun edhe në ato ditë të nxehta vere ku presupozohej që trafiku do të lehtësohej.
Tirana- një nga qytetet më me trafik në rajon
Beograd, Serbi
Sarajevë, Bosnje&Herzegovinë
Siç shihet qartë edhe nga këto imazhe të shkëputura nga Google Maps për ditën e sotme, kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë një trafik më të lehtë.
Zagreb, Kroaci
Podgoricë, Mal i Zi
Shkup, Maqedoni e Veriut
Në rajon, përjashtim bën Prishtina, e cila sikurse Tirana sot ka pasur probleme me qarkullimin.
Maps tregon se në orën e mëngjesit, rrugët kryesore të kryeqyetit të Kosovës kanë qenë të mbingarkuara.
Prishtinë, Kosovë