.

.

BallinaAktualitetÇmimi i karburanteve në Shqipëri: Ndani përvojën tuaj!

Çmimi i karburanteve në Shqipëri: Ndani përvojën tuaj!

‘Makina është hajduti i shtëpisë,’ thuhet në Shqipëri, duke iu referuar çmimit të shtrenjtë të karburanteve. Aktualisht, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon dhe rezulton në 10 vendet më të shtrenjta në botë.

Faktoje është duke zhvilluar një pyetësor, për të kuptuar më mirë arsyet që diktojnë çmimet e kripura të naftës dhe benzinës krahasuar me rajonin por edhe vende të zhvilluara të Evropës – si dhe pasojat e tyre në familjet shqiptare.

Ne duam të dimë:

A janë çmimet e karburanteve të përballueshme për një familje?

Si po ndikon shtrenjtimi i karburanteve në ekonomitë e tyre familjare?

Cilat janë përvojat dhe perceptimet e tyre lidhur me vende të tjera?

Çfarë masash mund të ndërmerren për të ulur çmimet e karburanteve?

Ne duam të mbledhim opinionet dhe përvojat tuaja për të kuptuar më mirë se si kjo situatë po ndikon në jetën tuaj të përditshme dhe në ekonominë e familjes tuaj.

Ju ftojmë të ndani mendimet dhe përvojat tuaja, duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm. Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.

Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj.

Si të merrni pjesë:

Për të ndarë historinë tuaj, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: info@faktoje.al ose përmes rrjeteve tona sociale.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img