Përmes këtij projekti synohet rritja e bashkëpunimit, por edhe rritja e kapaciteve të gazetarëve si dhe e institucioneve përgjegjëse, mbi zbatimin e ligjit për të Drejtën e Informimit. Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e funksionarëve publikë, si dhe të fuqizojë qytetarët dhe të nxisë debatin publik.
Ekipi i gazetarëve të Faktoje në bashkëpunim me kolegë dhe ekspertë, do të verifikojë deklarata dhe premtime nga zyrtarët publikë dhe ligjvënësit, që i përkasin të gjithë spektrit politik.