.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëA u përmbushën 3 përparësitë e Kuvendit, brenda sesionit që sapo u mbyll?

A u përmbushën 3 përparësitë e Kuvendit, brenda sesionit që sapo u mbyll?

Në çelje të sesionit 2020 të Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi, renditi tre përparësitë e parlamentit,  të cilat duhej të plotësoheshin deri në korrik 2020.

Prioritetet e renditura nga kryeparlamentari Ruçi ishin: Çelja e negociatave për antarësimin në Bashkimin Europian, përfundimi i Reformës zgjedhore dhe ngritja e të gjitha organeve të drejtësisë.

Çfarë ndodhi me përparësitë e parlamentit këtë sesion?

Çelja e negociatave

Më 24 mars pas mbledhjes përmes një video-konference, ministrat e vendeve anëtare të BE-së kanë dhanë dakordësinë për çeljen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Ministrat e Europës në video-konferencë për çeljen e negociatave

Çelja e negociatave vjen pas disa refuzimeve radhazi, ku më i fundit ishte ai në tetor të 2019-s.

Me këtë vendim të ministrave të vendeve të Bashkimi Europian, plotësohet një nga prioritetet që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi artikuloi në janar të këtij viti. Po çfarë po ndodhi me dy prioritetet e tjera?

Reforma zgjedhore

Disa herë brenda këtij viti është mbledhur Këshilli Politik, që përfshiu edhe përfaqësues të opozitës jashtparlamentare, për reformën zgjedhore.

Më 5 qershor, pas debatesh e kundërshtish dhe me ndërmjetësimin e diplomatëve, palët firmosën një marrëveshje që më 23 korrik mori miratimin në Kuvend me 99 vota pro.

Në 30 korrik, gjatë seancës së fundit plenare për këtë sesion, u miratuan me 106 vota pro, nga maxhoranca dhe pjesa më e madhe e opozitës së ‘re’ edhe ndryshimet kushtetuese, për të cilat në fakt opozita jashtëparlamentare është shprehur kundër, duke i konsideruar si  të njëanshme dhe në ‘shkelje’ të marrëvëshjes së 5 qershorit.

Organet e drejtësisë

Ngritja e të gjitha organeve të drejtësisë është ende një sfidë me të cilën përballet vendi ynë. Edhe pse ngritja e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese janë vendosur edhe si kushte nga BE-së për çeljen e negociatave, ato ende nuk janë funksionale, për arsye që nisën me vakancat dhe dorëheqjet pas procesit të vettigut dhe vijuan me konfliktin institucional të nisur më herët mes qeverisë dhe presidentit.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img