BallinaBurokraciZero transparencë për 324 milionë lekët e shpenzuara nga Ministria e Shëndetësisë për Covid-19

Zero transparencë për 324 milionë lekët e shpenzuara nga Ministria e Shëndetësisë për Covid-19

Instititucionet publike në vend, veçanërisht ato të shëndetësisë vijojnë të injorojnë ligjin “Për të drejtën e infomimit”. Në 1 korrik, “Faktoje” iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë se si janë shpenzuar paratë gjatë periudhës së pandemisë. Që nga nisja e saj në muajin mars, janë shpallur 37 tendera me fond limit 1,020,843,731 lekë. Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar nga ky fond 324,516,849 lekë deri tani, por transparenca publike mbi procedurën e ndjekur, vlerën për artikull, cilësinë, origjinën e një sërë aspektesh të tjera është zero.


Pandemia “Covid-19” bëri që si rallëherë në vend të rishikohej tre herë brenda 6 muajve Buxheti i Shtetit. Në të tre rastet, Ministrisë së Shëndetësisë iu akorduan fonde shtesë si institucioni i “vijës së parë” në përballjen me pandeminë.

Referuar agjencisë “Open Procurement”, institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë ka shpenzuar, më shumë se 30 milionë dollarë për teste molekulare, serologjike, çizme plastike mbrojtëse, doreza nitrile, maska respiratore FFP3/FFP2 (N95), syze mbrojtëse, kostum, veshje spitalore, ekran mbrojtës i fytyrës e një sërë produktesh të tjera, të destinuara për përballimin e situatës pandemike.

“Faktoje” në vijimësi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë apo Instituti i Shëndetit Publik, të dhëna që lidhen kryesisht me aspektin e pandemisë ku përfshihen kapacitetet për përballjen me pandeminë apo dhe vlerat e shpenzuara, si një e drejtë e garantuar me ligj.

Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë

Por pavarësisht kërkesës për transparencë të diktuar nga kriza shëndetësore e kryqëzuar edhe me goditjen ekonomike të vendit nga tërmeti i 26 nëntori, njëherazi edhe detyrimit ligjor që lind nga ligji 119-2014, Ministria e Shëndetësisë vijon të injorojë të drejtën për informim.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img