BallinaAktualitetCovid-19Maskat të detyrueshme, por kush e garanton efektshmërinë?

Maskat të detyrueshme, por kush e garanton efektshmërinë?

Me Aktin e fundit Normativ, të mërkurën e 15 korrikut u komunikua se mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme dhe shkelja e këtij rregulli ndëshkohet me gjobë. Nga një vëzhgim i “Faktoje” rezulton se njerëzit kanë nisur të qepin vetë maska ose t’i porosisin në rrrobaqepsi për të shmagur kostot. Por sa të efektshme janë maskat e tilla sipas ekspertit dhe a do e shmangë vërtetë përphapjen e Covid-19 ‘ekperimentimi’ me maska të fromatit ‘bëje vetë’?

 

Rritja e numrit  të personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë çoi në  shpalljen e Aktit Normativ, që bën të detyrueshme mbajtjen e maskave.

 

Që prej fillimit të pandemisë vendi ynë, ashtu si vendet e tjera, u përball me një “krizë maskash mjekësore”. Mungesa e tyre e përkohshme në treg, por edhe kostoja, ka bërë që shumë individë të prodhojnë në kushte shtëpie ose në rrobaqepësi maska të cilat  nuk i plotësojnë kushtet për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit. Kërkesa për maska të formatit ‘bëje vetë’ është rritur edhe më shumë gjatë ditëve të fundit, kur përhapja komunitare e Covid-19 po rritet me shpejtësi.

Faktoje bëri një vëzhgim lidhur me këtë fenomen.

B.G rrobaqepëse e cila e ka orientuar aktivitetin e saj në prodhimin e maskave, për shkak të kërkesave në rritje, shprehet se copa që përzgjedh për këtë produkt me synim parandalimin, varion nga çmimi që klientët ‘negociojnë’.

“Ka maska 200 lekë copa  të cilat janë 100% pambuk,  por ka edhe nga ato që shkojnë 100-140 lekë, por sigurisht cilësia e  copës ndryshon”.

Rrobaqepësja e bën përzgjedhjen duke u nisur nga askpekti higjienik, por nuk ka ndonjë informacion nëse maska prej pambuku 100% mbron ose jo nga përhapja e virusit covid-19.

Nëse maskat me porosi, nuk dihet sesa mund të mbrojnë nga përhapja e virusit, të paktën shmangin shpenzimet për ato që shiten në farmaci, ku maska njëpërdorimshme kushton 100 lekë.

Ka nga ata që në pamundësi për  të blerë çdo ditë një të re, ripërdorin maskën njëpërdorimshe duke i larë, çka bën që ato ta humbasin funksionin mbrojtës.

“Faktoje” komunikoi me mjekun Epidemiolog Taulant Muka i cili në lidhje me këtë çështje tregon se bazuar  në një studim maskat prej cope, krahasuar me maskat mjekësore, rrisin rrezikun për infeksione të ngjashme me gripin deri në 13 herë.

“ Penetrimi i “particles” në maskat prej rrobe ishte pothuajse 97% krahasuar me 44% në maskat mjekësore”-thotë ai.

Një vëzhgim  tjetër sipas Mukës në Annals of Internal Medicine nuk tregon evidencë për përdorimin e maskave në komunitet.

“Ajo që duhet theksuar është se maskat mund të perdoren, por pa masat e tjera nuk mund të kontrollohet dot epidemia dhe fokusi te maskat po maskon zbatimin e masave më të rendësishme…për më tepër kur vendi ynë është duke patur një përhapje komunitare.”- përfundon Muka.

Çfarë  thotë OBSH  për  maskat jo-mjekësore?

-Maska jo-mjekësore, prej pëlhure po përdoren nga shumë njerëz në zona publike, por ka prova të kufizuara për efektivitetin e tyre dhe OBSH nuk rekomandon përdorimin e tyre të gjerë për parandalimin e COVID-19.

Po ashtu sipas OBSH maskat jo-mjekësore apo ato të prodhuara në kushte fabrikash jo vetëm që nuk ndihmojnë në parandalimin e infeksionit, por mund të shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore.

Maska jo mjekësore ose me përbërje pëlhure mund të rrisin mundësinë e infektimit me COVID-19 sidomos nëse maska preket shpesh me duar të ndotura ose mbahet në pjesë të tjera të fytyrës ose kokës dhe pastaj vendoset përsëri mbi gojë dhe hundë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img