Raportin për nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në 15 bashki

Bashkitë në Shqipëri e kanë rritur transparencën duke i vënë në dispozicion publikut më shumë informacione online, edhe pse jo të gjitha vendimet apo urdhrat e kryetarëve të tyre janë publikuar, ndërsa shumë pak premtime elektorale janë mbajtur.

Ky është rezultatit i monitorim të kryer nga Qendra Faktoje gjatë vitit 2021 në 15 bashki të vendit, ku ka monitoruar dy elemente si: transparenca dhe mbajtja e premtimeve.

Performanca e institucioneve të pushtetit vendor në Shqipëri u testua në kuadër të projektit “65 premtime – 15 bashki” zbatuar nga Qendra Faktoje dhe mbështetur nga organizata National Endowment for Democracy (NED).

Nga 65 premtime të bëra përpara publikut në të 15 bashkitë e monitoruara, vetëm 12 janë mbajtur plotësisht. Të vetmet bashki që kanë mbajtur dy premtime janë ajo e Shkodrës dhe e Lezhës. Rreth 50 për qind e premtimeve të bëra nga bashkitë apo titullarët e tyre nuk janë mbajtur dhe 30 për qind e tyre janë mbajtur pjesërisht.

Raporti vë në dukje se bashkia me performancën më të lartë përsa i përket transparencës është ajo e Shkodrës që ka realizuar kërkesat e legjislacionit lidhur me transparencën në nivel maksimal (100%). Ajo ndiqet nga Bashkia e Korçës dhe ajo e Vlorës.

Bashkia me performancën më të dobët ishte ajo e Kurbinit, ku niveli i transparencës është vetëm 13,3%.

Këtu do të gjeni raportin: RAPORTI I MONITORIMIT