Rruga e Durrësit në kryeqytet, një ndër arteriet kryesore që lidh Tiranën edhe me rrugët kombëtare, është prej ditësh e pakalueshme nga automjetet. Shkak janë bërë punimet për ndërtimin një rrjeti kanalizimesh dhe ujësjellësi, ndërkohë që devjimi i trafikut, edhe pse në sezon veror, ka krijuar probleme.
Në të njëjtën rrugë po ndërtohet edhe një rrjet ujësjellësi.
Të dyja projektet kanë një afat zbatimi prej 4 muajsh.
I.L., punëtor në një prej serviseve të celularëve në Rrugën e Durrësit i tha Faktoje se punimet kanë sjellë shumë papastërti dhe kaos.
Edhe S.P., banor në një nga pallatet e vjetra përgjatë rrugës tha për Faktoje se punimet për kanalizime dhe ujësjellës, edhe pse të nevojshme normalisht kanë sjellë shqetësim dhe trafik.
Faktoje pyeti audiencën e saj në rrjetet sociale nëse ky devijim i trafikut që solli bllokimi i këtij aksi u ka sjellë probleme.
Mbi 90% e ndjekësve në facebook kanë votuar se ky devijim u ka sjellë shqetësim.
Shtuar kësaj, edhe mbi 80% e ndjekësve të Faktoje në Instagram votuan për “PO”.
Nga një vëzhgim i Faktoje vetëm përgjatë muajit korrik, përveç këtyre dy projekteve në Rrugën e Durrësit, UKT ka ndërhyrë në të paktën 13 raste, kryesisht për defekte të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Devijimi i trafikut
Rruga Mine Peza, e cila më përpara ka qenë me një sens lëvizje, pas bllokimit të Rrugës së Durrësit është bërë dykalimëshe duke shkaktuar jo pak trafik.
Gjithashtu, trafiku është shtuar edhe tek akse të tjera të rëndësishme të kryeqytetit si Rruga e Kavajës, Barrikadave etj megjithëse shumë banorë të Tiranës janë me pushime.
Trafiku konfirmohet edhe nga aplikacioni i Google Maps me të dhënat për Tiranën.
Siç shihet edhe harta, rrugët e vijëzuara me të kuqe tregojnë grumbullimet më të mëdha të trafikut në kryeqytet.
LEXO EDHE: Punet publike gjate sezonit turistik