Pretendimi: Denzel Washington refuzon për të punuar me Disney sepse janë “Woke

Verdikti: E pavërtetë

“Denzel Washington refuzoi një rol prej 200 milionë dollarësh në Disney dhe njoftoi se nuk do të merrte pjesë në “Kulturën Woke””, është një nga mbishkrimet mbi foto që ka qarkulluar në rrjet muajt e fundit.

Imazhi u shpërnda në mediat sociale, me përdorues që e publikuan atë si lajm të vërtetë.

Ajo që pak prej përdoruesve sqarojnë është fakti që ky lajm ka si burim një faqe satirike.

Imazhi qarkulloi pas një postimi më 27 prill, 2023, nga faqja e Facebook-ut të “The Patriots Network”, e cila vendosi edhe logon e saj në cepin e majtë të imazhit. Kjo faqe e përshkruan veten si një “Rrjet i Satirës dhe Parodisë, i lidhur me SpacexMania.com.”

Logo e faqes satirike është e dukshme ende në cepin e majtë të fotos së bërë virale.

Një zëdhënës për aktorin Washington konfirmoi gjithashtu në një përgjigje për kolegët e Reuters se këto raporte janë “të pasakta”.

Fjala “woke” ka origjinën në gjuhën angleze dhe në kontekstin më të gjerë përdoret për të përshkruar dikë që është i vetëdijshëm dhe i angazhuar për çështjet shoqërore dhe politike, veçanërisht ato që lidhen me barazinë, drejtësinë sociale dhe luftën kundër padrejtësive. Ky term përdoret si kritikë për promovimin e personazheve transgender në filmat e Disney-t.