Pretendimi: Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian votojnë 400 milionë qytetarë
Verdikti: Mungon konteksti
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë një nga organizimet më të mëdha zgjedhore në botë. Popujt e 27 vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian iu drejtuan nga 6-9 qershori kutive të votimit për të zgjedhur 720 eurodeputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në legjislatorin evropian. Natyrshëm që ky ushtrim në përmasa të mëdha u shoqërua edhe më keqinterpretime nga mediat që raportuan mbi këto zgjedhje.
Një prej këtyre pasaktësive ishte dhe numri total i evropianëve që kishin të drejtë vote. Shifra të ndryshme u raportuan nga media, në pjesën më të madhe në numrin e 373 milionë evropianëve më të drejtë vote (linket këtu, këtu, këtu), disa të tjera e transmetonin në vlerën e 350 milionëve (linket këtu, këtu, dhe të tjera e rrumbullakosën në rreth 400 milionë votues (linket këtu, këtu).
Një diferencë e vogël nuk do të binte në sy, por kapërcimi mes këtyre tre vlerave të ndryshme është me 20-50 milionë banorë.
Për këtë arësye vendosëm të verifikojmë me të dhënat zyrtare të Bashkimit Evropian vlerën e vërtetë të votuesve. Për fat të keq, asnjë prej shifrave të publikuara në mediat shqipare gjatë javës së fundit nuk është e saktë.
Eurostat, zyra zyrtare e statistikave e Bashkimit Evropian, ka publikuar në 6 qershor një artikull të dedikuar për zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Bazuar në të dhënat statistikore të 27 vendeve anëtare, Eurostat konfirmon se në këto zgjedhje kanë të drejtën e votës mbi 361 milionë qytetarë, nga të cilët mbi 22 milionë janë votues për herë të parë.
Country | Voters |
Germany | 65,110,000 |
France | 50,693,220 |
Italy | 47,340,098 |
Spain | 38,087,379 |
Poland | 32,148,844 |
Romania | 18,966,796 |
Netherlands | 13,300,000 |
Portugal | 10,901,968 |
Greece | 9,809,353 |
Belgium | 8,537,902 |
Czechia | 8,460,857 |
Sëeden | 7,950,000 |
Hungary | 7,822,316 |
Austria | 7,025,784 |
Bulgaria | 6,147,079 |
Finland | 4,563,118 |
Denmark | 4,525,302 |
Slovakia | 4,389,600 |
Croatia | 3,733,398 |
Ireland | 3,370,364 |
Lithuania | 2,823,559 |
Slovenia | 1,692,767 |
Latvia | 1,545,147 |
Estonia | 981,138 |
Cyprus | 684,893 |
Luxembourg | 489,030 |
Malta | 370,190 |
Total | 361,470,102 |
Tabela e votuesve evropiane sipas të dhënave zyrtare të Eurostat
Vlerësimet kombëtare tregojnë se numri më i lartë i votuesve me të drejtë vote është në Gjermani (65.1 milionë persona), Francë (50.7 milionë) dhe Itali (47.3 milionë). Shifrat më të ulëta regjistrohen në Maltë (0.4 milionë), Luksemburg (0.5 milionë) dhe Qipro (0.7 milionë).
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e Parlamentit Evropian vlerësohet të jetë rreth 51%, sipas raporteve fillestare, njoftoi legjislatura e Bashkimit Evropian të dielën në mbrëmje. Ky vlerësim fillestar është rritur nga 50.66% në vitin 2019, duke dhënë më shumë shpresë për mobilizimin e qytetarëve në këto zgjedhje.