.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKryeministrit hungarez nuk iu bë atentat pas kthimit nga EUFA 2024 në Gjermani  

Kryeministrit hungarez nuk iu bë atentat pas kthimit nga EUFA 2024 në Gjermani  

Pretendimi: Aksidenti që përfshiu kryeministrin hungarez në Gjermani ishte i organizuar

Verdikti: I pavërtetë

Aksidenti që përfshiu kryeministrin Hungarez Viktor Orban gjatë kampionatit evropian të futbollit EUFA2024 në Gjermani, është shoqëruar në rrjetet sociale me dyshimin se bëhej fjalë për një atentat të organizuar ndaj tij.

“Një incident i rëndë sigurie, të cilin rusët e cilësojnë si “atentat,” ka ndodhur në Gjermani ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban”, shkruhet ndër të tjera në një postim nga një profil shqiptar.

Vihet re gjithashtu se fjala “aksident” vihet mes thonjëzash për të theksuar që ngjarja ka qenë atentat.

Në të vërtetë, kjo ngjarje ishte një aksident, i cili ndodhi në 27 qershor, në Shtutgart, teksa Orban po kthehej në aeroport pas ndjekjes së ndeshjes Hungari-Skoci gjatë kampionatit evropian.

Autoritet gjermane që hetuan rastin konfirmuan se një grua 69 vjeçare që drejtonte një mjet BMW goditi me forcë motoçikletat e policisë që eskortonin personalitetin hungares, pasi nuk kishte kuptuar që kryqëzimi ishte i mbyllur për trafikun. Një oficer policie që ishte pjesë e eskortës u vra në këtë aksident.

Vendngjarja e aksidentit të eskortës së Orban

Disa media ruse e trajtuan këtë ngjarje si një atentat që synonte eliminimin e kryeministrit hungarez duke e krahasuar ngjarjen me atentatin e më hershëm ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, i cili u plagos rëndë i qëlluar me 4 plumba në bark.

Sipas një përgjigje të një zëdhënësi të policisë gjermane për CNN, kryeministri hungarez nuk u lëndua dhe vazhdoi udhëtimin e tij drejt aeroportit të Shtutgartit siç ishte planifikuar.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img