.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE keqintepretuar video e vrapimit të Netanyahut pas raketave të Iranit 

E keqintepretuar video e vrapimit të Netanyahut pas raketave të Iranit 

Pretendimi: Netanyahu vrapon për t’u fshehur në bunker pas sulmit të Iranit

Verdikti: E pavërtetë

Një video e publikuar online, në të cilën shfaqet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duke vrapuar, pretendon se tregon momentin kur ai fshihet në bunker. Video publikohet një ditë pas sulmit të 1 tetorit me rreth 180 raketa të Iranit ndaj Izraelit.

Verifikimet e mëtejshme, provojnë se videoja tregon Netanyahun në parlamentin izraelit në vitin 2021, jo duke u larguar për në një bunker pas sulmeve me raketat nga Irani.

Ishte vetë Netanyahu që e publikoi videon në platformën X më 13 dhjetor 2021, me një përshkrim që thoshte: “Jam gjithmonë krenar të vrapoj për ju.”

Raportet mediatike në atë kohë theksuan se Netanyahu po nxitonte të votonte për një ligj që kaloi me një votë diferencë në parlamentin izraelit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img